TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2024, 16:51

Himara në zgjedhje në mes të gushtit/ KQZ nis procedurat për shkarkimin e Belerit, hapat që do të ndiqen dhe kandidatët që priten

Shkruar nga Pamfleti

Himara në zgjedhje në mes të gushtit/ KQZ nis procedurat për

Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve brenda 48 orësh nga marrja e njoftimi...

Banorët e Himarës do të duhet që në mes të muajit gusht të zgjedhin kryebashkiakun e tyre të ri. Pas dënimit të Fredi Belerit, KQZ ka nisur procedurat për zgjedhje të reja. Të enjten do të zhvillohet një mbledhje ku në rend dite parashikohen diskutime mbi projektvendimin “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Pra, duke qenë se ai u dënua me formë të prerë, e prek ligji i dekriminalizimit. Por cilat janë hapat që do të ndiqen? 

Në rast se Celibashi vendos që Beleri nuk mund të mbajë më detyrën e kryetarit të Bashkisë së Himarës, atëherë vendimi i njoftohet kryeministrit Rama dhe presidentit Begaj.

Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve brenda 48 orësh nga marrja e njoftimi.

Zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Kjo do të thotë se 3 datat e mundshme për të vendosur janë 4, 11 dhe 18 gusht. Pra në një nga këto data himariotët do të votojnë. Sa u takon kandidatëve, pak a shumë emrat kanë dalë.  Për kampin e Partisë Socialiste do të jetë perfekti i Vlorës Vangjel Tavo. Në kampin opozitar Petro Beleri, djali i Fredi Belerit.

Lini një Përgjigje