TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2024, 15:38

Komisioni i Sterilizimit, debate të ashpra mes Mziut dhe Ndrecës: Nuk futesh dot si derri në thes

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni i Sterilizimit, debate të ashpra mes Mziut dhe Ndrecës: Nuk

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet e Sterilizmit dhe Check-Up është zhvilluar me debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.

Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu dhe nënkryetari i komisionint Plarent Ndeca janë përplasur ashpër.

Më pas, kryetarja e komisionit Albana Vokshi mbylli mbledhjen në komisionin hetimor të shëndetësisë dhe lajmëroi për pushim, pas tensioneve mes Mziut dhe Plarent Ndrecës.

Ndreca i kërkon Mziut të mos ndërhyjë, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar Vokshit t’i mbyllë mikrofonin.

Xhelal Mziu i kthehet duke i thënë se “nuk futesh dot t’i si derri në thes”. Ndreca i thotë të ruajë etikën, pasi fjalët e tij i cilëson si broçkulla.

Debati mes tyre:

Mziu: Pse keq interpreton dëshmitarin… pse kush je ti, kam të drejtën për procedurë.

Ndreca: Çdo ndërhyrje kështu cënon dëshminë e dëshmitarit

Mziu: Po ec or burrë…jepi frymë debatit.

Ndreca: Po c’është kjo ec or burrë, ç’është ky, se kuptoj këtë argument. A mund ta nxjerrim dëshmitarin jashtë gjatë këtij debate?

Vokshi: Hiqjani mikrofonat. Xhelali dhe ne po themi të njëjtën gjë. Të jemi seriozë ju lutem.

Mziu: S'futesh dot ti si derri në thes ore, asnjë sekondë, a je në terezi ti.

Ndreca: Ruaj etikën, mos më drejto ti mua ato duar, mos më thuaj mua ik andej. A e ke fjalën për procedurë? Nuk jemi këtu për të dëgjuar broçkullat e tua.

Mziu-Vokshit: Ke frikë se bojkotojnë komisionin, dhe tolerancën e ke kështu hapur fare ...pra kur flet shoku Ndreca duhet ta dëgjojmë si në kohën e Enverit... ky bën pyetje intimiduese ndaj dëshmitarit.

Lini një Përgjigje