TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2024, 10:28

A e ka gjetur SHBA ‘Zelenskin’ shqiptar dhe kush është ai?!

Shkruar nga Pamfleti

 

A e ka gjetur SHBA ‘Zelenskin’ shqiptar dhe kush është
Volodymyr Zelensy dhe Joe Biden /

Mjediset diplomatike në Tiranë kanë kohë që e flasin këtë mundësi, si një zgjidhje konkrete në të nesërmen e afërt. Kur Shqipëria të jetë afër pranimit në BE, në krye të ketë një figurë që të ketë dhënë prova në luftë kundër asaj që quhet gangrena e madhe e Ballkanit- korrupsioni e mafia...

Sot Volodymyr Zelensky është një figurë mjaft komplekse dhe pjesë e polemikave, si pasojë e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Por në vitin 2018, kur Zelensky u zgjodh President, ai arriti të jetë një figurë popullore që afron rreth vetes shumicën e popullit të Ukrainës. Edhe sot që Zelensky është një njeri i anshëm, pra kundër Moskës, ai ka me vete më shumë se votat që ka marrë si President i vendit.

Thelbi është i qartë, Zelensky nuk është një biznesmen apo industrialist, siç kanë qenë paraardhësit e tij.

E në këtë aspekt, mund të thuhet qartë se Presidenti i sotëm i Ukrainës ishte një figurë që pati dhe ka mbështetjen e SHBA.

I cili hyri mes një përplasje elitash, pra të korruptuarit e një krahu dhe atyre të krahut tjetër.

Zelensky mori votat e elektoratit gri, ndaj fitoi 73% të votave.

Sot në kulmin e luftës, Perëndimi ka arritur një fitore të rëndësishme, pasi shumica e ukrainësve është kundër Rusisë.

Tani, të vimë në realitetin tonë, pasi jemi në një situatë kur vendi kërkon një alternativë ndryshe nga qeverisja 12 vjeçare. Ku një pjesë shumë e rëndësishme e elektoratit nuk pranon riciklimin e elitës së vjetër.

Perëndimi ka eksperimentuar prej vitesh me personazhe të opozitës, që nga Rudina Hajdari e deri te Adriatik Lapaj e Endri Shabani, por asnjëri nuk po konsiderohet rilevant.

Për shumë qytetarë në Shqipëri, situata duket e pashpresë, nga qasja e një lobimi opozitar për të mbajtur me zor Sali Berishën.

SHBA e provoi me Bashën dhe figurat pranë tyre, por arriti në përfundimin se janë irilevante në pjesën e paangazhuar politikisht të popullsisë. Ndaj SHBA iniciuan reformën në Drejtësi, si një motor ku qytetarë të çdo lloj besimi politik mund të shpresojnë për një ndryshim. E realisht, ky duket të jetë edhe objektivi i Perëndimit, që t’i japë njerëzve atë që ata kërkojnë. Rrëzimin e piramidës së pandëshkueshmërisë, si një proces që siç është parë edhe në vende të tjera si Kroacia, Rumania, Bullgaria etj, ka prodhuar politikë e lidership të ri.

Edhe në Shqipëri, sidomos epoka e lidershipit të Altin Dumanit në krye të SPAK, ka prodhuar përveç dosjeve penale, edhe një proces të rëndësishëm politik.

Një popullaritet thuajse në rritje të prokurorisë speciale, e në radhë të parë të kreut të institucionit, Altin Dumani. I cili ka edhe më pak se dy vjet për të kryer mandatin në krye të SPAK.

Një kohë e mjaftueshme për të udhëhequr hetime e dosje të forta ndaj kupolës së korruptuar, por edhe për të forcuar edhe më shumë profilin e tij politik.

Altin Dumani, është personazhi i vetëm shqiptar që ka “çarë” zonën gri të elektoratit shqiptar, duke u pëlqyer njësoj edhe nga votuesit e të majtës, edhe nga ato të së djathtës.

Pra plotëson kushtet e një figure që mund të sjellë realisht ndryshimin e madh politik që presin të gjithë.

Mjediset diplomatike në Tiranë kanë kohë që e flasin këtë mundësi, si një zgjidhje konkrete në të nesërmen e afërt. Kur Shqipëria të jetë afër pranimit në BE, në krye të ketë një figurë që të ketë dhënë prova në luftë kundër asaj që quhet gangrena e madhe e Ballkanit- korrupsioni e mafia.

Nuk është sekret pra, që njeriu i cili sot drejton SPAK, ka të gjitha mundësitë që nesër të jetë një udhëheqës i ardhshëm i Shqipërisë, e për këtë ka dhe do të ketë një mbështetje shumë të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Këtë e dijnë mirë personazhet politike shqiptare të mazhorancës dhe opozitës, e sot kemi një konfigurim të tyre në kuadër të SPAK.

Sali Berisha dhe Ilir Meta, janë totalisht kundër SPAK dhe liderit të tij, si për problemet e tyre penale, por edhe për të krijuar një frymë politike kundër Dumanit dhe prokurorisë speciale.

Edi Rama nga ana tjetër, e ka ndaluar mbështetjen politike kundrejt SPAK-ut dhe po bëhet gati për të krijuar mekanizma parlamentare për të mos avancuar popullariteti i kreut të prokurorisë speciale.

Ecja e Ramës në realitet, është një lëvizje në tokë të minuar, pasi ka frikë që nga momenti në moment të kemi hetime që mund të hedhin në erë jo vetëm qeverinë e tij, por të gjithë pushtetin e mazhorancës.

Sipas të gjitha gjasave, Perëndimorët, përkatësisht SHBA, Gjermania dhe Britania e Madhe, që janë aktorët më të rëndësishëm në Ballkan, e kanë gjetur ‘Zelenskyn’ e tyre në Shqipëri, e po bëhen gati të lançojnë planin.

Në vitin 2018, kur presidenti i sotëm i Ukrainës erdhi në fuqi me 72% të votave, bëri një gavetë popullariteti si një komedian antikorrupsion për të fituar pikë.

Performanca e Zelenskyt me Kvartal 95, që më pas e ktheu në parti, nuk ishte aspak një komedi e pastër. Por një parodi e qartë politike kundër kastës së oligarkëve që kishte zaptuar skënen politike të Ukrainës dhe zëvendësonin njëri-tjetrin.

Zelensky, më shumë se një kandidat që fitoi falë popullaritetit, ishte një personazh që u bë, u mbështet fort dhe u lançua nga SHBA. Për një qasje strategjike që më pas ndodhi- lufta me Rusinë.

Në këtë betejë, SHBA mbi të gjitha ka fituar një aleat të rëndësishëm, të cilin po e ndihmon e po e mban përdore ditë për ditë për tu përballur me ariun rus.

Kështu që nuk është aspak çudi, që siç duken bathët loja për Zelenskyn shqiptar po afrohet në orët e fundit të saj…/Pamfleti                                                                              

zelensky shqiptar shba

Lini një Përgjigje