
Komisioni për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale, ka nisur me debate për skandalin te Onkologjiku.
Deputeti i PS Ilir Metaj tha se llumi në sistemin shëndetësor ka ekzistuar dhe do të ekzistojë, teksa shprehet se qeveria është aty për të pastruar të keqen në shëndetësi.
Ndërsa, deputeti Tritan Shehu tha se sistemi shëndetësor në vendin tonë ka shumë probleme, që nga fakti që shumë ilaçe nuk rimbursohen.
Debati mes tyre:
Ilir Metaj: Llumrat kanë ekzistuar dhe ekzistojnë. Ne jemi këtu për të pastruar llumin. Duhen bulldozëra për të pastruar llumin.
Tritan Shehu: Unë nuk përjashtoj që mes keqbërësve ka dhe mjekë. Keqbërësi më i madh në Shqipëri është kryeministri. Është gjithë hallka e sistemit shëndetësor me probleme. Shumë ilaçe nuk rimbursohen dhe kjo bën që shqiptarët të jenë në kushte barbarie. Sistemi shëndetësor është ndërtuar i tillë, që lë vend për abuzime.
Lini një Përgjigje