TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Korrik 2024, 10:34

Rama 'u tërheq veshin' bluzave të bardha: Rritja e pagave u bë falë taksave të pacientëve

Shkruar nga Pamfleti

Rama 'u tërheq veshin' bluzave të bardha: Rritja e pagave u

Kryeministri Rama është treguar i ashpër me bluzat e bardha pas skandalit të Onkologjikut.

Në takimin me shefat e shërbimeve në QSUT, ai tha se sot mjekët kanë kushtet më të mira për të punuar. Madje u ka rikujtuar mjekëve se rritja e pagave vjen falë taksave që paguajnë pacientët që marrin shërbimin.

Rama tha se ata duhen trajtuar si familjarë kur mbërrijnë në QSUT dhe zënë shtratin nga halli.

"Nuk janë bërë me paratë tuaja, as të miat, por me paratë e atyre që vijnë këtu për ndihmë tuaj dhe me paratë e atyre që i sjellin familjarë e tyre në dorën tuaj. Ata që vijnë këtu për të vizituar e shtruar e kanë bërë të tyren për ju. Pa ata do ishit akoma te ai pazari që përmenda më lart dhe që ju e keni jetuar me vite të tëra të poshtëruar në çdo lloj merite profesionale dhe e keni mbajtur këtë spital me frymën e trashëguar nga Besim Elezi. Sot është ndryshe.

 Pacientët dhe njerëzit e tyre bashkë me shqiptarët që paguajnë taksat kanë bërë që pagat tuaja të jenë shumë më mirë se dje dhe nesër të jenë më mirë se sot. Kush e harron këtë dhe ka bluzën e bardhë hyn në gjynah të madh edhe kur s’ka durimin të sillet si shërbëtor i atyre që zënë krevatin e kësaj qendre nga halli. Kur ata hyjnë këtu janë familjarët e tyre dhe ju jeni shërbëtore kush shfaqet si ata torturuesit nuk meriton vetëm ndëshkimin e drejtësisë, por meriton ndëshkimin pa mëshirë të zotit lart. Mjaftojnë 5 maskarenj të fshehur në radhët tuaja që gjithçka të mbulohet nga hija e dyshimit dhe të përkushtimi dhe profesionalizmi i trupës tuaj të goditet nga një dallgë revolte, që është legjitime, e një populli të tërë. Shpresoj që asnjë nga ju të mos e harrojë përjetimin e tmerrshëm të këtyre ditëve të pamerituar dhe cenimin e dinjitetit të secilit dhe bluzës së bardhë", tha Rama.

 

Lini një Përgjigje