TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Korrik 2024, 10:30

Pazaret me jetën e pacientëve, Rama 'del nga vetja': Maskarenjtë e Onkologjikut meritojnë ndëshkim nga Zoti

Shkruar nga Pamfleti
Pazaret me jetën e pacientëve, Rama 'del nga vetja':
Alketa Pere, Edmond Gashi dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një dalje publike lidhur me skandalin në spitalin Onkologjik deklaroi se bluzat e bardha duhet të jenë shërbëtorë të pacientëve të tyre, pasi falë taksave të qyetetarëve pagat e tyre sot janë më të larta.

Rama tha se mjekët që harrojnë misionin e tyre të shenjtë, meritojnë ndëshkim nga drejtësia dhe Zoti.

'Pacientët bashkë me njerëzit e tjerë që paguajnë taksa kanë bërë që pagat tuaja të jenë shumë më mirë se dje. Kush e harron këtë dhe ka bluzën e bardhë hyn në gjynah dhe kush nuk ka durimin të sillet si shërbëtor i atij që zë krevatin… Kur ata hyjnë këtu janë familjarët tuaj dhe ju jeni shërbëtorët e tyre. Pastaj kush shfaqet si ata torturuesit e pashpirt të Onkologjikut nuk meriton vetëm ndëshkimin pa tolerancë të drejtësisë por meriton edhe ndëshkimin pa mëshirë të Zotit lart. Mjaftojnë 5 maskarenj të fshehur në radhët tuaja, si ato merimangat e Onkologjikut që gjithçka të mbulohet nga hija e dyshimit dhe që profesionalizmi i trupës tuaj të goditet nga një dallgë revolte që është legjitime. Shpresoj që asnjë nga ju të mos e harrojë përjetimin e tmerrshëm të këtyre ditëve të pamerituar dhe cenimin e dinjiteti të secilit dhe të bluzës së bardhë.', tha Rama.

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. Prokuroria ka zbuluar se pacientëve që ishin të sëmurë me tumor këta mjekë nuk i jepnin shërbimin, por i orientonin që të shkonin te klinika private “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi. Në dosje është evidentuar edhe një tjetër skandal, ku të sëmurëve që bënin kimioterapi në Onkologjik nuk u jepej doza e plotë e ilaçeve, dhe kjo dozë nxirrej më pas në shitje në disa farmaci në Tiranë.

Ndërkohë, sa i takon ish.zvdrejtoreshës së Onkologjikut, Qirjazi, ajo po hetohet në këtë dosje pasi emri i saj del në lidhje me aparaturën e Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve me sëmundje tomorale. Radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura e lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë në spital prej vitit 2021.

Po ashtu, Qirjazi ka fshehur të dhënat e matjes së disa ekspertëve të huaj për rrezatimin nga kjo aparaturë, që rezultoi se ishte 20 herë më i lartë se normat normale. Madje edhe një mjek kishte ngritur zërin, ishte zhvilluar një mbledhje, por Qirjazi dhe të tjerë mjekë e kundërshtuan dhe më pas ai u largua nga puna. Për këtë dosje, Prokuroria e Tiranës ka vënë në hetim7 persona.  

edi rama sakndali te onkologjiku

Lini një Përgjigje