TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Qershor 2024, 21:17

“Të rrëzojmë diktaturën e bandave”, Berisha thirrje demokratëve: Në 11 korrik të gjithë bashkë për të mposhtur Ramën

Shkruar nga Pamfleti

“Të rrëzojmë diktaturën e bandave”, Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga dritarja e banesës ku po vuan masën “arrest shtëpie”, ka akuzuar kryeministrin Rama se e ka kthyer vendin në një diktaturë bandash.

Berisha deklaroi se duhet të luftohet për lirinë dhe ju bëri thirrje demokratëve që t’i bashkohen në protestën e 11 korrikut para kryeministrisë.

Ju përshëndes me shumë mirënjohje ju, oratorët fjalëzjarrtë të kësaj platforme, të cilën nga tmerri dhe ferri i të vërtetave që mbron, Edi Rama me mjetet e tij që kontrollon, e censuron në mënyrën më primitive.

Por sot dhe çdo ditë, ne bëhemi gjithnjë e më të vendosur si shpresa e fundit e shqiptarëve, për të shpëtuar ata nga forma më e keqe e diktaturave, diktatura e bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Diktatura e bandave është diktatura më mizore, më e egër, se ajo nuk asnjë rregull, asnjë normë, asnjë standard. Ajo bazohet fund e krye, në kodet e mafias, në ligësinë, keqësinë e atyre që qeverisin dhe sundojnë vendin.

Diktatura e bandave është diktatura më mizore, më e egër, se ajo nuk asnjë rregull, asnjë normë, asnjë standard. Ajo bazohet fund e krye, në kodet e mafias, në ligësinë, keqësinë e atyre që qeverisin dhe sundojnë vendin”, tha ai.

berisha

Lini një Përgjigje