TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Qershor 2024, 13:55

Skandali te Onkologjiku/ 'Maldivet' i lëkundin pushtetin socialistëve, Rama takim me shefat e QSUT

Shkruar nga Pamfleti
Skandali te Onkologjiku/ 'Maldivet' i lëkundin pushtetin
Edi Rama

Kapja “ e Maldiveve apo Tajlandës me 5 operacione” ka vënë në lëvizje kryeministrin Edi Rama të cilit pothuajse çdo muaj i plas një skandal në qeveri...

Pas skandalit të Onkologjikut, ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza ”.

Ju rikujtojmë se pasi skandali bëri bujë me media, u pezulluan nga detyra mjekët e akuzuar për shkeljet në Spitalin Onkologjik në QSUT, pas masave të Gjykatës së Tiranës.

Ata janë mjekët Alketa Pere Ymeri, Brikena Qirjazi, Edmond Gashi dhe koordinatori Emiljano Lela.

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari.

Prokuroria ka zbuluar se pacientëve që ishin të sëmurë me tumor këta mjekë nuk i jepnin shërbimin, por i orientonin që të shkonin te klinika private “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi. Në dosje është evidentuar edhe një tjetër skandal, ku të sëmurëve që bënin kimioterapi në Onkologjik nuk u jepej doza e plotë e ilaçeve, dhe kjo dozë nxirrej më pas në shitje në disa farmaci në Tiranë.

Gjithashtu luhej me aparaturën e kobaltit dhe u kapën përgjime për “kapjen e Maldiveve apo Tajlandës me 5 operacione”.

Ndërkohë, sa i takon ish.zvdrejtoreshës së Onkologjikut, Qirjazi, ajo po hetohet në këtë dosje pasi emri i saj del në lidhje me aparaturën e Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve me sëmundje tomorale. Radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura e lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë në spital prej vitit 2021.

Po ashtu, Qirjazi ka fshehur të dhënat e matjes së disa ekspertëve të huaj për rrezatimin nga kjo aparaturë, që rezultoi se ishte 20 herë më i lartë se normat normale. Madje edhe një mjek kishte ngritur zërin, ishte zhvilluar një mbledhje, por Qirjazi dhe të tjerë mjekë e kundërshtuan dhe më pas ai u largua nga puna. Për këtë dosje, Prokuroria e Tiranës ka vënë në hetim7 persona.  

Klinika private “Megis”, e mjekut Edmond Gashi që shërbente në Onkologjik është pezulluar deri në një moment të dytë.
Telefonat e mjekëve dhe kordinatorëve të këtij shërbimi janë mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë nga ku kanë rezultuar biseda dhe pazare të mirëfillta si në shitjen e medikamenteve citostiatike të cilat janë të kushtueshme deri dhe për tarifat që merreshin për ndërhyrje kirurgjikale të cilat varionin nga 4 deri 5 mijë euro.

Këto pazare bëheshin duke llogaritur dhe destinacione të pushimeve luksoze, bazuar në bisedat e tyre me mesazhe.

Publikimi i emrave të dosjes ” Kobalti”, ku përfshiheshin mjekë, infermierë dhe koordinatorë solli një reagim masiv nga qytetarët . Kjo ngjarje ka cenuar raportin dhe besimin mjek – pacient./ Pamfleti

skandali te onkologjiku edi rama

Lini një Përgjigje