TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Qershor 2024, 21:51

Çfarë e lidh Ramën me ish-spiunin rumun? Viktor Ponta hedh dritë mbi aktivitetin e Florian Coldeas në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë e lidh Ramën me ish-spiunin rumun? Viktor Ponta hedh
Rama me Victor Pontën

Ish-kryeministri i Rumanisë ka folur mbi emërimin e ish-kreut të shërbimit sekret këshilltar pranë Edi Ramës...

Vendimi i Ramës për të marrë këshilltar ish-kreun e shërbimit rumun vijon të shkaktojë debate në Bukuresht. Për mediat vendase kjo është skandaloze, pasi rrezikohen të dalin të dhëna, teksa ai akuzohet për lidhje të forta me trafiqet dhe krimin.

Ndërkohë media që zbuloi skandalin i ka marrë një prononcim ish-kryeministrit të Rumanisë Viktor Ponta. Në një interviste për “RealitateaPLUS” ai pranoi se e dinte që Florian Coldea kishte lidhje me Edi Ramën.

Sipas tij, Ramës nuk i intereson se çfarë ndodh me hetimet për Coldean në Rumani, kjo sepse sipas tij, ai ka lidhje të forta në Amerikë. Ai ka lënë të nënkuptohet se shërbimi rumun i ka dhënë “OK” Coldeas që të punojë me Ramën.

Nuk e di pse Rama kishte nevojë për këshilltarin Coldea. Por jam absolutisht i bindur se të gjithë  në Rumani e dinin që ai ishte këshilltar i Edi Ramës. E dija dhe unë dhe ja kam konfirmuar kujtdo që më ka pyetur.  Coldea është një këshilltar i besuar për Ramën dhe kjo duhej të ishte miratuar nga autoritetet kompetente në Rumani. Si mund të përfshihej Coldea në aktivitete që lidhen me Shqipërinë pa miratimin e presidentit të Akademisë?”, deklaroi ai.

Sipas mediave rumune, vetë Ponta ka pasur përplasje të forta me Coldean, por me pretendimin se Rama ka mbështetjen e SHBA duket se ka justifikuar ish-spiunin.

Kush është në realitet Coldea?

Mihail Florian Coldea është një gjeneral rumun, i cili shërbeu si zëvendësdrejtor i Shërbimit të Inteligjencës Rumune. Nga 20 korriku deri më 4 tetor 2006, ai ishte kreu i përkohshëm i Shërbimit Informativ Rumun, nga dorëheqja e Alexandru Radu Timofte nga kjo detyrë deri në emërimin e George Maior. Gjatë mandatit të George Maior, ai ishte zëvendësi i tij i parë. Pas mbarimit të fakultetit, ai punoi në Inspektoratin për Parandalimin dhe Luftimin e Terrorizmit në Shërbimin Informativ Rumun, duke mbajtur një sërë postesh drejtuese.

Në periudhën 1996-2005 ka marrë pjesë në një sërë misionesh, aksionesh dhe operacionesh komplekse të kryera në një profil antiterrorist në bashkëpunim me partnerë të huaj të SRI. Më 27 korrik 2005, Florian Coldea u ngrit në gradën e nënkolonelit dhe u emërua me dekret të Presidentit të Rumanisë në pozicionin e zëvendësdrejtorit të parë të Shërbimit Informativ Rumun (dhe zëvendësues ligjor i drejtorit), me gradën i sekretarit të shtetit, duke filluar nga 1 gusht 2005. U gradua në gradën kolonel më 24 mars 2006. Ndërmjet 20 korrikut dhe 4 tetorit 2006, ai shërbeu si drejtor i përkohshëm i Shërbimit Informativ Rumun, pas dorëheqjes së Alexandru Radu Timofte nga kjo detyrë.

Aktualisht po hetohet nga Drejtoria Kombëtare e Antikorrupsionit në Rumani për korrupsion.

Kryeministri Edi Rama pa asnjë transparencë ka emëruar si këshilltar të jashtëm. Coleda është referuar si drejtuesi i një linje trafiku ndërkombëtar të kokainës, që transportohej nga Meksika në Shqipëri dhe më pas nga Shqipëria në Rumani. /Pamfleti

Lini një Përgjigje