TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Qershor 2024, 18:04

Berisha lë “thatë” Ramën, Bylykbashi: Nuk bëhemi pjesë e komisionit “Xhafaj”

Shkruar nga Pamfleti

Berisha lë “thatë” Ramën, Bylykbashi: Nuk bëhemi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, teksa ka folur për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion nga mazhoranca, është shprehur se PD nuk mund të bëhet pjesë e farsave politike.

Ai e ka bërë të qartë se ata nuk do të bëhen pjesë e komisionit, duke vënën në pikëpyetje produktin që do të nxjerrin Fatmri Xhafaj me shokë.

“Ne na takon që të përballemi me qeverinë dhe do ta bëjmë me vota’’, u shpreh Bylykbashi. Më tej ai shprehet se duhet të hetohen disa prej çështjeve shumë të rëndësishme, teksa Rama nuk që ti japë barazim votave duke mos i ndarë ato të mazhorancës nga ato të opozitës, u shpreh deputeti i PD, Bylykbashi.

“Kemi edhe skandalin e TIMS që po hetohet, por po bëhet çmos që të bllokohet hetimi dhe marrja e kontrollit me ligj i takon atij që e kërkon, pra ne e kërkuam ne na takon

Mazhoranca thotë s’ka asnjë gjë, nëse ne nuk kemi prova

Njerëz që janë në konflikt interesi nuk i duan hetimet, personi që ka më shumë konflikt interesi është Edi Rama, detyra jonë është të përballemi me votë

Nëse Edi Rama thotë nuk bëj rformën zgjedhore dhe nuk jap barazim të votës pra njësoj si e mazhorancës dhe e opozitës, mendojmë ne se do ketë sukses te këto të tjerat.

Epo ne nuk bëhemi dot pjesë e këtyre farsave’’, tha Bylykbashi në “News 24”.

Lini një Përgjigje