TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Korrik 2024, 12:16

Tensione te Komisioni për Çështje Sociale, Vokshi përplaset me mazhorancën: Ju e blini votën me ilaçe

Shkruar nga Pamfleti
Tensione te Komisioni për Çështje Sociale, Vokshi
Komisioni për Çështje Sociale

Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka debatuar me sekretarin Ilirian Pendavinji në Komisionin për Çështje Sociale dhe Shëndetësi duke e akuzuar se kjo mazhorancë i ka blerë votat me ilaçe.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Të ishte për ju nuk duhet të ekzistonte opozita, madje edhe vendin tuaj, të mos ishit ju por 140 Edi Rama. Kryetarët e opozitën duhet ti caktoni ju…

Pendavinji: Shyqyr ju kemi ju!

Vokshi: Po shyqyr që jemi ne. I keni vjedhur dhe abuzuar votat, keni përdorur bandat kriminale dhe patronazhistët që i vini koordinator në dyert e spitaleve ndaj silleni me abuzim ndaj pacientëve, sepse atë votën ia keni blere më një kurë, me një ilaç.

Nëse do të reagonim për raportin e KLSH mbase gjërat do të ishin pak më ndryshe.

 

albana vokshi tensione te komisioni

Lini një Përgjigje