TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Korrik 2024, 10:57

"Skandaloze", Lefter Maliqi: Pse SPAK nuk vepron për Hajdarin dhe Salillarin?

Shkruar nga Pamfleti

"Skandaloze", Lefter Maliqi: Pse SPAK nuk vepron për Hajdarin dhe

Ish-deputeti dhe drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në qarkun e Beratit Lefter Maliqi, e ka konsideruar si skandaloz faktin që drejtësia nuk vepron ndaj abuzimeve të ish-kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari dhe oligarkut Pëllumb Salillari.

Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi shkruan se për Hajdarin dhe Salillarin ka 11 kallëzime në SPAK për abuzime me tenderë korruptivë: me taksat e qytetarëve të Kuçovës, me pronat publike, shpërdorim detyre dhe krimin elektoral për grabitjen e bashkisë 1 vit më parë dhe janë ende të lirë.

Ish-deputeti shtron pyetjen se kush i mbron ata dhe pse janë ende me imunitet nga drejtësia? Sipas Lefter Maliqit, dita e gjykimit nga Ligji dhe Zoti do të vijë, pasi s’ka kthim pas.

“Skandal!

Hajdar – Salillar me 11 kallëzime në “SPAK”, abuzime me tenderë korruptivë, me taksat e qytetarëve të Kuçovës me pronat publike, shpërdorim detyre, krim elektoral në Bashkinë e grabitur 1 vit me parë dhe janë ende të lirë! I dënuari Hajdari dhe ish-fatorinoja Oligarku Salillari ende me imunitet nga drejtësia? Pse?

Maliqi: Pse janë ende të lirë Hajdari dhe Salillari? Dita e

Kush i mbron, pasuria? Rilindja? Narkoshteti? Dhe sa do i mbrojnë akoma? Por nga Zoti do marrin atë që meritojnë! Hakat e popullit do i zënë? Është koha e çakenjve, koha e maskarenjve, thotë i madhi Reshat Arbana. Dita e gjykimit nga Ligji dhe Zoti do vijë! S’ka kthim pas!”, shprehet Maliqi.

Lini një Përgjigje