TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Korrik 2024, 21:15

Takimi i Ramës me mjekët e Onkologjikut, Berisha: U përpoq të mbulojë krimet që ka shkaktuar sistemi i falimentuar i shëndetësisë

Shkruar nga Pamfleti

Takimi i Ramës me mjekët e Onkologjikut, Berisha: U përpoq

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si personi përgjegjës që ka shkaktuar krime kundër njerëzimit në lidhje me skandalet në shëndetësi.

Duke folur nga dritarja e banesës ku po vuan masën “arrest shtëpie”, Berisha duke folur për takimin e Ramës tek Onkologjiku, tha se shkatërrimtari i vërtetë i shëndetësisë është vetë Rama, i cili sipas tij, ka ngritur një sistem të mbytur nga korrupsioni.

Një përshëndetje të përzemërt ju, një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme, që me fjalën e tyre u thonë shqiptarëve të vërtetat që fsheh me censurën regjimi i drogës, vjedhjes dhe krimit, regjimi i Edi Ramës. Të dashur miq, të dashur qytetarë dhe qytetare, sot kreu i narkoshtetit shkoi në një takim me elitën mjekësore të vendit. I damkosur para shqiptarëve për sistemin e shëndetësisë që ndërtoi, sistemin më korruptiv të planetit, ai para mjekëve, drejtuesve të klinikave, foli për krime kundër njerëzimit.

Të dashur miq, kurrë ndonjëherë nuk kam qenë më dakord se sot me Edi Ramën kur foli për krime kundër njerëzimit. Dua ta kemi të qartë se ai është autori më i madh i krimeve kundër njerëzimit dhe i gjenocidit kundër shqiptarëve me krijimin e kushteve për shpopullimin e tyre. Por meqenëse ai, krimet kundër njerëzimit me të drejtë i lidhi dhe me krimin ndaj një njeriu, të një mjeku apo personeli mjekësor, i them se në këtë aspekt ai u përpoq të mbulojë krimet e shëmtuara kundër njerëzimit që ka shkaktuar ai personalisht, ministrat e tij ndaj të sëmurëve, ndaj shqiptarëve në sistemin e korruptuar dhe të falimentuar të shëndetësisë shqiptare”, tha Berisha ndër të tjera.

Lini një Përgjigje