“Greqia është poshtëruar nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”.
Kështu kanë deklaruar ish-kryeministrat e së djathtës greke, Kostas Karamanlis dhe Antonis Samaras teksa kritikuan ashpër Kyriakos Mitsotakis.
Ata madje kërkuan të vënë veton ndaj kursit të Shqipërisë në BE dhe të largohen nga “Marrëveshja e rrezikshme kombëtare e Prespës”.
Ai tha se Greqia ka marrë "poshtërim njëri pas tjetrit", nga maqedonasit e veriut, nga shqiptarët dhe, natyrisht, nga turqit", duke i bërë thirrje kryeministrit "të kthehet në trashëgimitë historike të partisë", ti vërë veton ndaj kursit të Shqipërisë në BE dhe të shkëputet nga “Marrëveshja e rrezikshme kombëtare e Prespës.
Samaras, i cili shërbeu si kryeministri i 14-të nga viti 2012 deri në 2015, pati kritika ndaj qeverisë greke për martesën e të njëjtit seks, modelin e qeverisjes dhe politikën e jashtme, shkruan eKathemerini.
Në lidhje me martesën e të njëjtit seks, ai tha se kundërshtimet e ish-liderit nuk u morën parasysh, duke u ankuar “për festimet e ministrave, përkëdheljet me personat LGBTI… ndërsa një e treta e deputetëve të partisë sonë nuk e votuan”.
Samaras, e përshkroi rezultatin e zgjedhjeve evropiane si një "shuplakë të fortë në fytyrë" për Demokracinë e Re, duke argumentuar se ajo është bërë "më e vogël dhe më e frikshme".
Ndryshe nga Samaras, Karamanlis, i cili shërbeu si kryeministri i 10-të i Greqisë nga viti 2004 deri në 2009, nuk përmendi qeverinë apo Mitsotakis me emër, por ai ishte gjithashtu ishte shumë kritik ndaj saj dhe BE-së, si dhe politikës së jashtme.
Deklaratat e Karamanlis dhe Samars u bënë gjatë një prezantimi të librit në Muzeun e Luftës në Athinë.
Lini një Përgjigje