TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2024, 19:08

“Drejtues i një organizate kriminale”/ Lapsus apo tjetër person, gafa e PD me kërkesën për Tonin Marinajt

Shkruar nga Pamfleti

“Drejtues i një organizate kriminale”/ Lapsus apo tjetër

Grupi Parlamentar i PD-së i ka kërkuar me anë të një shkrese zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme të nisë verifikimin e figurës së kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.

Sipas demokratëve, Tonin Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Për këtë aryse, PD pretendon se ai preket nga ligji i dekriminalizimit.

 “Në datën 5 qershor 2015, Drejtoria Rajonale Antimafia, e Prokurorisë së Republikës, pranë Gjykatës së Firences, e përfaqësuar nga prokurori Dr. Giulio Monferini ka njoftuar mbylljen e hetimeve paraprake ndaj personave të hetuar, ku rezulton se shtetasi Tonin Marinaj, lindur në Shqipëri, më 05.12.1996, është në rolin e themeluesit, nxitësit dhe drejtuesit të një organizatë kriminale e përbërë prej më shumë se dhjetë anëtarësh, me tipare ndërshtetërore, me baza vepruese në Shqipëri dhe Itali, e angazhuar sistematikisht, profesionalisht dhe në vazhdimësi në eksportimin në territorin italian të sasive të mëdha të mariuanës për t’u shpërndarë me pakicë nga anëtarët e organizatës kriminale. Hetimet janë kryer në kuadër të procedimeve penale nr. 1615/2010, nr. 14109/2010 dhe nr. 15892/2011 të Prokurorisë Antimafia në Firence”, thuhej dje në kërkesën e PD.

Por nëse shihet me kujdes kërkesa, duket se ka një gafë te datëlindja e kryebashkiakut. Aty thuhet se ai ka lindur në 05.12.1996. Tonin Marinaj nuk është 28 vjeç. Me shumë gjasa PD ka ngatërruar vitin e lindjes, ose kemi të bëjmë me tjetër person.

Lini një Përgjigje