
Kreshnik Spahiu ka folur për situatën në Bashkinë e Himarës dhe Fredi Beleri.
Ai tha në “Report TV”, se Beleri është Kali i Trojës që ka lënë Sali Berisha për t'i vënë flakën Himarës dhe Shqipërisë me ndihmën e shkrepëses greke.
Më tej ai tregoi dhe procedurat që do të ndiqen për të mbajtur zgjedhjet e reja në Himarë.
“Ligji parashikon procedurën si realizohet, në momentin aktual kemi konflikt interesi, një kryetar bashkie është eurodeputet. Në bazë të ligjit për organizimin e pushtetit gjyqësor. KQZ heq mandatin dhe çon presidentit dekretin për shpalljen e zgjedhjeve. KQZ nuk e bëri. Brenda 45 ditësh duhet të realizohen zgjedhjet në momentin që presidenti i shpall. Shkon javën e parë të gushtit ose javën e par të shtatorit. Fillimi i vjeshtës është beteja finale mes Shqipërisë dhe Greqisë në Himarë.
Beleri është Kali i Trojës së Sali Berishës për t’i vënë zjarrin Himarës dhe Shqipërisë me shkrepësen e Greqisë. Është një individ që do fusi në histori PD për aleancën zyrtare me klanin më të rrezikshëm grek. Nëse Kurti do bënte koalicion me pakicat serbe dhe Radoiçiçin në Kosovë, do ekzekutohej politikisht brenda 24 orëve.
Ndjej keqardhje që mijëra demokratë që e sollën PD si një lëvizje historike patriotike qytetarë o nuk janë më me këtë parti ose janë ajo pjesë që nuk i kanë mbetur fije patriotizmi, integriteti, bëjnë paqe me djallin në kurriz të interesave të Shqipërisë. Janë ata që nuk kanë asnjë lloj parimi. Ka dhe një problem të tretë që është në burg dhe nuk do marrë dot mandatin e euro deputetit deri në tetor. Është dënuar me 2 vite burg i mbeten disa muaj”, tha ai.
Lini një Përgjigje