TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2024, 19:50

Taksa për profesionet e lira, Tabaku thirrje ministrisë së Financave: Zbatoni vendimin e Kushtetueses

Shkruar nga Pamfleti

Taksa për profesionet e lira, Tabaku thirrje ministrisë së

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Profesionet e Lira, drejtoria e Tatim Taksave ka vazhduar dërgimin e e-maileve ndaj profesionistëve të lirë duke i kërcënuar me gjoba në rastin e mospagimit të taksave.

Lidhur me këtë shqetësim, deputetja e PD, Jorida Tabaku, përmes një mesazhi në rrjetet sociale ajo i ka kërkuar Ministrisë së Financave që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Tabaku është shprehur në videon e postuar në profilet e saj, se i takon institucioneve shtetërore që të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese që nuk janë as në diskutim dhe as në interpretim por vetëm në zbatim.

Më tej ajo është shprehur se personave që kanë paguar taksën për një ligj që është shpallur antikushtetues, qeveria socialiste duhet t’ia kthejë pagesën pas.

“Komunikime dhe shqetësime pa fund nga profesionistët e lirë, të vetëpunësuarit dhe bizneset e vogla në lidhje me faktin që ndonëse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që I ka dhënë të drejtë profesionistëve të lirë dhe ka rrëzuar taksën diskriminuese dhe të pabarabartë të profesioneve të lira sot me kokëfortësi, me arrogancë institucionet shtetërore, ministria e financave vazhdon dhe nis njoftime për profesionistët e lirë. ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që është atje për t’u zbatuar, jo për t’u interpretuar, as për tu pëlqyer, as për t’u komentuar. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës përfundimtare.

Ka 9 vendime që janë në radhë nga kuvendi dhe që nuk zbatohen por në këtë rast ky vendim prek 30 mijë profesionistë të lirë.  kështu që kushdo që e ka bërë këtë pagesë duhet t’i kthehet menjëherë, ministria e financave duhet të ndalojë nisjen e njoftimeve por njëkohësisht edhe kamatëvonesat që ia nisin përditë bizneseve. Unë e di që ndoshta nuk janë të kënaqur, ndoshta nuk i pëlqen por në këtë rast i bëj thirrje që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, zbatojë vendimin që ka njohur gjykata si tatim të padrejtë dhe mos vazhdojnë me këtë sjellje uzurpuese. Nëse kjo nuk ndodh, ne do të prezantojmë një projektligj që do të detyrojë institucionet të kthejnë pagesat e marra”, tha Tabaku.

Lini një Përgjigje