TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2024, 09:24

Fatura fiktive dhe abuzime me fondet e SASPAC, zbardhen akuzat ndaj Ilir Beqajt; në pranga edhe financieri i tij Ermal Kurtulaj

Shkruar nga Pamfleti
Fatura fiktive dhe abuzime me fondet e SASPAC, zbardhen akuzat ndaj Ilir Beqajt;
Ilir Beqaj dhe financieri i tij Ermal Kurtulaj

Nga të dhënat e para mësohet se Beqja është arrestuar me akuzën e korrupsionit për fondet donatorëve.

Ditën e sotme në pranga rreth orës 07:00 ka rënë ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Po ashtu janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre është Ermal Kurtulaj, financieri i Beqajt dhe Alfred Nikolla.

Kurtulaj është personi që ka firmosur shumë dokumente në emër të Beqajt.

Avokati i Beqajt ka konfirmuar arrestimin e tij, ndërsa mësohet se operacioni është ekzekutuar nga policia e Tiranës.

Nga të dhënat e para mësohet se Beqja është arrestuar me akuzën e korrupsionit për fondet donatorëve.

Ilir Beqaj ka abuzuar me fondet e BE-së gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAK. Përmes njerëzve të besuar ku njëri prej tyre është Ermal Kurtulaj, drejtues i projektit Eusair, pranë Agjencisë, ata dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha parash, përmes faturave fiktive për shërbime të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.

Po ashtu ka dyshime se bashkëpunonte me restorante apo dhe agjenci dhe OJF, për interesa personale. 

Agjencia në fjalë “në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe komunitetin e donatorëve do të koordinojë të gjithë ndihmën e huaj që do të marrë qeveria shqiptare për programe dhe projekte zhvillimore.

Agjencia gjithashtu do të mbështesë ministrinë për Evropën në përmbushjen e përgjegjësive të saj për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian por edhe Kryenegociatorin dhe Grupin Negociator në programimin dhe monitorimin e asistencës financiare të BE-së në funksion të procesit të aderimit në BE.

Beqaj mori postin e kreut të Agjencisë në nëntor të vitit 2022 dhe dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar, kur Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nisi ndaj tij hetimet për koncesionin e sterilizimit. Urdhër arreste janë dhënë edhe për nëntë persona të tjera, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar.

Ish-ministri po hetohet nën masën e sigurisë "detyrim me paraqitje" për "shpërdorim detyre" lidhur me kontratën koncesionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.

 

ilir beqaj spak fondet e saspac

Lini një Përgjigje