TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2024, 22:04

Grekët “e duan” më shumë Shqipërinë, rritet ndjeshëm numri i atyre që kanë mendim pozitiv për vendin tonë

Shkruar nga Pamfleti

Grekët “e duan” më shumë Shqipërinë, rritet

Ndryshon opinioni publik grek për Shqipërinë. Një raport i publikuar së fundmi në Athinë, i kryer nga Njësia e Kërkimit të Tregut në Universitetin e Maqedonisë, në bashkëpunim me një grup ekspertësh në emër të Fondacionit Konrad Adenauer, hulumtoi qëndrimet e grekëve ndaj marrëdhënieve dypalëshe dhe pikëpamjet e tyre mbi shqiptarët.

Referuar të dhënave, 57 për qind e qytetarëve grekë kanë mendim pozitiv për Shqipërinë, me një rritje prej 10 për qind krahasuar me pesë vite më parë.

Pothuajse 78 për qind e tyre, thonë se njerëzit që kanë ardhur nga Shqipëria po japin një kontribut pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit të tyre.

Një nga pikat e raportit është dhe çështja Beleri që ka shkaktuar reagime dhe tensione, për të cilën 66 për qind e të anketuarve mendojnë se ka çështje të tjera më të rëndësishme në fokus për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Megjithatë sa i përket raporteve biletarale, shumica i konsideron neutrale dhe të qëndrueshme, shkruan ABC News.

Më shumë se një në dy të anketuar u shpreh pro integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Brenda dhjetë viteve, me një rritje  prej 5.5 për qind krahasuar me një sondazh të ngjashëm në vitin 2019.

Përqindja e të anketuarve që nuk do të donte që Shqipëria të bashkohet me Bashkimin Europian është vetëm 17.5 për qind.

Sot, emigrantët nga Shqipëria përbëjnë grupin më të madh të të huajve në Greqi, me thuajse 2/3 e të huajve të regjistruar që vijnë në total.

Lini një Përgjigje