TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2024, 20:06

Berisha gjen mënyrën për të lënë shenjë në homazhet për Kadarenë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha gjen mënyrën për të lënë shenjë

Ish kryeministri Sali Berisha duket se ka gjetur një mënyrë për të lënë emrin e tij në librin e kujtimeve në nder të Ismail Kadaresë.  

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi dhe deputetja Albana Vokshi kanë bërë homazhe në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Por Boçi në “Librin e Kujtimeve” shkruan se ata janë aty në emër të Berishës.

Në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha shprehim pikëllimin e madh për humbjen e gjeniut, figurës së ndritur, i cili me veprën e tij tejshkoi kohën, theu normat dhe tabutë ideologjike të socrealizmit dhe i dha letërsisë shqiptare dhe shpirtit shqiptar përmasë botërore!

I paharruar do të mbetet Kadare dhe vepra e tij do ndikojë në shekuj shpirtin dhe krenarinë tonë”, shkruan ai.

Berisha gjen mënyrën për të lënë shenjë

Lini një Përgjigje