
Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur sot në "Të Pashoq" lidhur me skandalin tek Onkologjiku, duke bërë përgjegjëse qeverinë. Sipas tij, situata dihej, por qeveria mbylli sytë. Duke ju referuar gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ai tha se kemi të bëjmë me shkelje ligjore, pasi qeveria nuk veproi ndaj rekomandimeve të dhëna.
-E nisim me një përmbledhje, çfarë u zbulua në Spitalin Onkologjik?
Unë do e nis me fjalën klishe që: Ligji është i barabartë për të gjithë. Kjo është e para, çfarë u gjet na i thotë prokuroria. Materialet ne nuk i kemi të plota. Ata ende po hetojnë. Ndryshe niste gjykimi. Ajo që ka dalë publikisht, vëmë re tre shtylla veprimi që janë mbledhur sëbashku: E para, spostimi i pacientëve te sistemi privat dhe pretendimi është për përfitim parash. Kolona e dytë është spastrimi drejt farmacive private të medikamenteve të kimioterapisë; dhe e treta prezenca e një pajise që mund të ketë qen rrezatuese gjatë periudhës në hetim, që është e pa vënë në funksion.
Kemi 3 shtylla me aktorë të ndryshëm dhe janë grupuar në një çështje. Ajo që na revoltoi ishin ato mesazhet e rrjedhura. Mesazhe të nxjerra nga komunikime nga të hetuarit dhe si me thëënë i dhanë një lloj gjyqi popullor, gjyqi duhet të jetë i institucioneve. Nëse do kishin qenë popujt për të bërë vetë gjerat, nuk do kishim shtetin dhe institucionet. Unë nuk them dot nëse kush është i fajshëm nëse nuk është shpallur i tillë. Kush është fajtor të dënohet. Por kujdes. Duhet të shprehet gjykata se kemi probleme ne me drejtësinë. Vonojmë shumë për të dhënë vendime dhe si rrjedhojë i ka lënë shteg në thonjza vetëgjyqësisë. Në gjykim d.m.th. Pra e bëjmë ne para gjykatës. Hetimi ka ardhur pas denoncimit të një qytetari. Është detyrë kujtdo që kur sheh një padrejtësi të denoncojë.
-Ka pasur dhe në media...
Ky është një fenomen që ne e njohim. Nuk është se nuk e kemi dëgjuar që jepen para, lëvizen pacientë dhe ilaçe. Kemi parë ilaçe spitalore që shiten në farmaci.
-Por jo të mos marrësh shërbim...
Nëse do kishte mjaftueshëm salla kirurgjikale, a do ishte krijuar terreni për të tilla skema? Nëse në spitale do kishte salla kimioterpaie, do ndodhte? Nëse do kishte pajisje të mjaftueshme a do të mbeteshin pacientë pa trajtim. Është diçka e dhimbshme për pacientin me kancer. Të lodh fizikisht dhe emocionalisht. Pacienti do bëjë gjithçka për të siguruar jetën dhe bien grackë e sistemit. Duhet të krijojmë sisteme që funksionojnë. Në shëndetësi ne nuk duhet ti fusim duart. Por ne nuk e injorojmë dot faktin që doli dje OBSH dhe tha se 60 për qind e parave për shëndetësinë shqiptarët i nxjerrin nga xhepi, 40 për qind nga buxheti, por dhe aty janë taksat tona.
KLSH nxori një raport ku tha se mungojnë pajisjet, 600 gra ishin pa mjekim për shkak të raidoterapisë. Disa të tjerë me kancer lëkure ishin pa mjekim. Ajo pajisje që ne flasim që është e pavendosur, do të thotë se nuk është vetëm çështje korrupsioni. Është korrupsion me rëndesë për shkak të ndikimit në jetën e qytetarëve. KLSH jo vetëm bën investigime, të jep dhe rekomandime. E ke detyrë t’i zbatosh. Ligji dënon për veprime dhe mosveprime. Në këtë rast kemi mos veprime se KLSH dha detyra dhe nuk u mor kush me to.
Lini një Përgjigje