TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2024, 08:28

“Sheqeri, 4 herë më shumë varësi se kokaina”, mjekja apelon për rrezikun që i kanoset fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti

“Sheqeri, 4 herë më shumë varësi se kokaina”,

Toksikologia Suela Xhufi ishte këtë të enjte e ftuar në “Good Morning Albanians” ku foli për rrezikun që fëmijëve u vjen nga konsumimi i tepërt i sheqerit.

Ajo tha se konsumi i tepërt i sheqerit sjellë sëmundje të ndryshme te fëmijët.

Ai përdoret nga bizneset, pasi sheqeri është shumë adiktiv, sipas toksikologes, ai krijon varësi 4 herë më shumë se kokaina.

“Sheqeri persupozohet të jetë 4 herë më adektiv se kokaina. Për këtë arsye, ëmbëlsuesit dhe sheqeri kanë këtë efekt që bizneseve u duhet që njerëzit të kthehen sërish te produkti i tyre. Këtë efekt e ka edhe kripa, por varësia në rastin e kripës është më i ulët”, tha Xhufi.

sheqer kokaine varesi rrezik femije mjeke

Lini një Përgjigje