TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2024, 08:11

Letërsi e pavdekshme dhe kameleon politik? Çfarë thonë studiuesit për shkrimtarin Ismail Kadare

Shkruar nga Pamfleti
Letërsi e pavdekshme dhe kameleon politik? Çfarë thonë
Ismail Kadare

Kështu kaloi marrëdhënia ime me Kadarenë: herë i zhytur në universin e tij të pashtershëm, herë i velur dhe në kërkim të autorëve të tjerë.

“Takimi im me letërsinë e Kadaresë filloi në fund të viteve ’90, kur u shpërngula në Shqipëri me familjen time. Ismail Kadare ishte përkthyer në gjermanisht; çdo roman i tij ia vlente të lexohej dhe për shqiptarët e asaj kohe ai ofronte një burim krenarie, pasi të gjitha vlerat e tjera ishin rrëzuar. Proza e Kadaresë pasqyronte historinë shqiptare: ishte e përgjakshme, epike dhe e përjetshme.

Më vonë, do të vinte një moment kur do të lodhesha me të. Tekstet e tij kishin të bënin shumë pak me periudhën e turbullt të tranzicionit që përjetonim ne çdo ditë. Filluan të më tërhiqnin zëra të rinj dhe të guximshëm, si ato të Mimoza Ahmeti, Ervin Hatibi apo Fatos Kongoli.

Më vonë, kur nisa studimet e albanologjisë në Mynih dhe fillova të lexoj letërsinë shqipe në origjinal, u magjepsa nga fuqia e tij gjuhësore, që vinte herë me pompozitet e herë me qetësi. Sërish ndjeva nevojën për ta lënë. Pyesja veten: Vetëm Kadarenë ka letërsia shqipe? Zbulova autorë të ndaluar në kohën e komunizmit, si Ernest Koliqi, Gjergj Fishta apo Martin Camaj.

Kështu kaloi marrëdhënia ime me Kadarenë: herë i zhytur në universin e tij të pashtershëm, herë i velur dhe në kërkim të autorëve të tjerë.

Kadare nuk do të na mungojë si njeri. Kishte zëra të tjerë më autentikë, siç ishin ish të përndjekurit politikë, që nuk kishin nevojë as për stilizim letrar e as për libra me kuptim të dyfishtë, siç ishin ato të Kadaresë. Megjithatë, kush nuk e ka lexuar Kadarenë ka një mungesë. Vërtet që gjithë bota e tij rrotullohet rreth shqiptarëve, por ai trajton aty mekanizmat e gjithë botës, shtrengimet njerëzore dhe padrejtësitë, dhe, po, ai ka humor, gjë që e kuptova vonë. Me prodhimtarinë dhe universalizmin e tij, ai mbetet unik në letërsinë shqipe.”

Përfaqësues i nacionalizmit të orientuar kah Evropa

Konrad Clewing, historian nga Regensburgu, ish-nxënës i Martin Camajt

“Ismail Kadare ishte një shkrimtar i madhërishëm. Dua të përqendrohem në një keqkuptim që doli në pah në lajmet mbi vdekjen e tij: Media në gjuhën gjermane shpesh e quante shkrimtar “franko-shqiptar”. Në të vërtetë, Kadare, veç shtetësisë shqiptare dhe franceze, kishte edhe atë kosovare. Fakti që kjo e fundit nuk përmendej, flet për qëndrimin hierarkik të intelektualëve perëndimorë ndaj ‘Ballkanit’. Por në fakt, Kadare nuk ishte shkrimtar franko-shqiptaro-kosovar, por shkrimtar shqiptar. Disa mendje të mençura në Perëndim nuk mund ta pranojnë këtë, sepse koncepti politik i tyre për identitetin kombëtar reduktohet te shtetësia. Ky është një koncept problematik për shumë emigrantë. Ndërsa në rastin e Kadaresë, ai është ngatërrues. Ismail Kadare ishte përfaqësues i mprehtë i nacionalizmit laik shqiptar të orientuar kah Evropa. Shpresojmë që nuk do ta ndjejmë mungesën e të ndjerit edhe në këtë drejtim.”/DW

ismail kadare

Lini një Përgjigje