TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2024, 09:31

SPAK konfirmon arrestimin e Ilir Beqajt: Detajet do t'i publikojmë më vonë

Shkruar nga Pamfleti

SPAK konfirmon arrestimin e Ilir Beqajt: Detajet do t'i publikojmë

SPAK ka konfirmuar arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili është vendosur në pranga për abuzimet me fondet e SASPAC.

Ish-ministri u vendos në pranga mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK, së bashku me dy persona të tjerë.

Në pranga kanë rënë dhe Ermal Kurtulaj, koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga SASPAC dhe Alfred Nikolla.

“Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp”, njofton SPAK.

 

Lini një Përgjigje