TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2024, 20:30

"PD, parti familjare", Kreshnik Spahiu: Provinciale, ka humbur qytetet dhe rininë!

Shkruar nga Pamfleti

"PD, parti familjare", Kreshnik Spahiu: Provinciale, ka humbur qytetet

Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv ka komentuar zhvillimet politike në PD.

Sipas Spahiut me caktimin e 12 drejtuesve të qarkut, PD është një parti e cila drejtohet nga një dorë që është Sali Berisha. Spahiu tha se PD është kthyer në një parti provinciale.

"Të gjithë këta vijnë nga një dështim më i madh s enë 2021 pasi të gjithë këta tentuan të krijojnë një parti më vete kundër Berishës. Për të krijuar një vokacion të ri politik. Pasi e panë u ndjenë të dështuar dhe të pashpresë. Ata që krijojnë një parti të re arrijnë të marrin një sfidë. Këta nuk janë matur sa vota kanë, por e kanë të emëruar nga drejtues të partie. Asnjëherë këta nuk janë provuar jashtë logos së PD-së. këta mund të jenë në Çdo gjë personalitet por politike do të thotë se kur ke logon e partisë më të fuqishme në Shqipëri do të prodhojnë 10 fish.

Listat i ka përgatitur Berisha, edhe në 2017. Është i njëjti stil e njëjta dorë dhe ka një emër, emrin e Berishës. Listat e PD-s po nxjerrin qartazi fytyrën PD-së. Po ta vëmë re është një parti provinciale, ka humbur rininë, ka humbur qytete kryesore, studentët, të persekutuarit. Eliminojë edhe Alizotin, e fshiu nga faqja e dheut. Ka përzënë studentët, rininë intelektuale dhe ka mbetur një parti e izoluar familjare", tha Spahiu.

Lini një Përgjigje