TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2024, 16:26

PD nuk humb kohë, mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve!

Shkruar nga Pamfleti

PD nuk humb kohë, mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve!

Partia Demokratike ka njoftuar se pasditen e sotme në orën 17:00 do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve.  Kjo është mbledhja e parë pas caktimit nga Kryesia dhe pas përcaktimit të aksionit politik për 4 muajt në vijim në Këshillin Kombëtar të PD-së.

''Në orën 17.00 në selinë e PD, salla "Pjetër Arbnori" do të zhvillohet takim me drejtuesit politikë të PD ku do të ketë fjalën e tij Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha'', njofton PD.

Në pjesën e parë të takimit mbledhja mësohet se do të jetë publike, ku do të mbajë fjalën e tij edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’. Më pas mbledhja do të vijojë me dyer të mbyllura ku do të vijohet me diskutimet mbi aksionin politik.

Mbledhja e PD-së vjen teksa ditën e sotme u mbajt Asambleja e Partisë Socialiste, gjatë të cilës u caktuan edhe drejtuesit politikë të qarqeve. Duket se këto zhvillime tregojnë se palët politike po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Lini një Përgjigje