TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2024, 19:26

Mbledhja me drejtuesit e qarqeve të PD, Noka: Përgatitja për protesta, rruga e vetme për qeveri teknike!

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja me drejtuesit e qarqeve të PD, Noka: Përgatitja për

Ka përfunduar mbledhja e drejtuesve politikë të qarqeve të PD-së në selinë blu, ku foli përmes një video-lidhjeje edhe kryedemokrati Sali Berisha.

Deputeti i PD, Flamur Noka, pas mbledhjes së drejtuesve politikë të partisë në qarqe, u shpreh se ishte për të përcaktuar shinat e punës.

Sipas Nokës, energjizimi partisë dhe përgatitja për protesta, janë rruga e vetme për të detyruar krijimin e një qeverie teknike.

Ai tha gjithashtu se do të nisin protesta masive nga ana e opozitës, me qëllim që ta detyrojnë mazhorancën që të pranojë krijimin e një qeverie teknike para zgjedhjeve të vitit 2025.

“Ishte një mbledhje që përcaktoi shinat e punës së drejtuesve politikë në qarqe dhe PD në përgjithësi. Padiskutim, riorganizimi dhe vitalizmi i partisë, do të jetë paralelisht me nisjen e protestave masive për largimin

Nga dita e nesërme, drejtuesit do të jenë në bazë me dy plane pune. Energjizimin e partisë dhe përgatitjen për protesta, si rruga e vetme për të detyruar regjimin për krijimin e një qeverie teknike.

Sot drejtuesit morën detyrat e tyre, sipas qarqeve që janë shpërndarë, do të zbresin në terren. Në terren do të jenë vetëm për komisione dhe parlament”, tha Noka.

noka pd qeveri teknike

Lini një Përgjigje