TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2024, 16:34

Klosi publikon emrat e anëtarëve të rinj të Kryesisë/ Ibrahimaj, Bushka, Tavo dhe Vengu mbeten jashtë!

Shkruar nga Pamfleti

Klosi publikon emrat e anëtarëve të rinj të Kryesisë/

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka publikuar emrat e rinj të Kryesisë së PS-së pas votimit nga ana e Asamblesë.

Albana Kociu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Arben Pëllumbi, Erion Brace, Eduart Shalsi, Igli Hasani dhe Toni Gogu do të përbëjnë Kryesinë e re të PS-së.

Kujtojmë se për votim kryeministri propozoi 14 emra, 7 gra e 7 burra. Nga gratë e propozuara prej Ramës nuk fituan Delina Ibrahimaj dhe Klotilda Bushka, ndërsa nga burrat nuk fituan Vangjel Tavo dhe Pirro Vëngu.

Ndërkohë që Klosi gjatë prezantimit të emrave të rinj, tha se Kryesia do të nisë punë që nga dita e nesërme.

Është respekt të jesh anëtar i PS-së fushata zgjedhore o i afrohet kulmit të saj. E quaj një përgjegjësi dhe vlerësim të jashtëzakonshëm të rikonfirmimit tim në këtë detyrë”, tha ai.

Lini një Përgjigje