TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2024, 17:35

Berisha 'këshillon' drejtuesit politikë të qarqeve: Misioni që keni marrë përsipër është më i rëndësishmi i jetës tuaj!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha 'këshillon' drejtuesit politikë të qarqeve:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban fjalën e tij online në mbledhjen me drejtuesit politikë të qarqeve që po zhvillohet në selinë blu.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u është drejtuar drejtuesve të zgjedhur politikë për 2025-ën, duke u thënë që detyra që kanë marrë përsipër është më e rëndësishmja e jetës së tyre. Sipas tij, është më e rëndësishmja sepse suksesi i këtij misioni është vendimtar për rikthimin e Shqipërisë në normalitet.

“Ju uroj me gjithë zemër shumë sukses në këtë mision që keni marrë përsipër. Ju jeni politikanë me përvojë, jeni politikanë me formim politik, keni kryer dhe përmbushur gjatë karrierë politike, detyra me sukses, detyra shumë të rëndësishme, por theksoj që në fillim se misioni që keni marrë përsipër është më i rëndësishmi i jetës tuaj.

Kjo sepse suksesi i këtij misioni është vendimtar për rikthimin e Shqipërisë në normalitet, për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri, për rivendosjen e shtetit ligjor, respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, por dhe rikthimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e prosperitetit, në rrugën e një mirëqenieje të rritur.

Po kështu në rrugën e vokacionit perëndimor të kombit, rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje