
Asambleja e Partisë Socialiste votoi ditën e sotme 10 anëtarët e rinj të Kryesisë, pas 14 emrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Pas votimeve në Asamble, rezultoi se Erion Braçe ishte më i votuari me plot 295 vota, i ndjekur më pas nga Arben Pëllumbi me një votë më pak 294. Më pas vinin Tonin Gogu me 250, Eduart Shalsi me 241 dhe Igli Hasani me 221 vota. Më pak të votuarit dhe që nuk arritën të ishin pjesë e kryesisë ishin Vangjel Tavo dhe Pirro Vengu.
Në radhët e grave, listën si më e votuar e kryesoi Lindita Nikolla me 287 vota, e ndjekur më pas nga Albana Koçiu me 283. Më pas renditej Klodiana Spahiu me 279, Aila Denaj me 298 dhe Etilda Gjonaj me 219. Më pak të votuarat në radhët e grave të PS-së ishin Delina Ibrahimaj dhe Klotilda Bushkaj.

Kryesia e re e PS dhe me sa u votua
Anëtaret gra
Lindita Nikolla- 287 vota
Albana Kociu - 283 vota
Klodiana Spahiu - 279 vota
Anila Denaj - 278 vota
Etilda Gjonaj - 219 vota
Anëtarët burra
Erjon Braçe - 295 vota
Arben Pëllumbi - 294 vota
Toni Gogu - 250 vota
Eduard Shalsi - 241 vota
Igli Hasani 228 vota
Nuk fituan se morën më pak vota
Vangjel Tavo - 174 vota
Pirro Vëngu - 210 vota
Klotilda Bushka - 216 vota
Delina Ibrahimaj - 148 vota
Lini një Përgjigje