
Kryeministri Edi Rama duket se ka hedhur në gojën e SPAK drejtorët e administratës, pas ministrave dhe deputetëve.
Në fjalën e tij para deputetëve socialiste u ndal edhe tek lufta kundër korrupsionit, ku tha se në administratë ka edhe një pjesë të zezë.
Kreu i qeverisë inkurajoi prokurorët e SPAK që të merren me këtë kategori, që ai i quajti turp shtetëror.
“Shqipëria ka një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë, por ka edhe një pjesë të zezë, ku fatmirësisht sot arrin të merret drejtësia, përfitoj nga rasti të falenderoj dhe të inkurajoj prokurorët e SPAK dhe me shpresë edhe të tjerë në prokuroritë e zakonshme që të bëjnë gjithçka që munden që ta zvogëlojnë përditë atë pjesën e zezë që është një turp kombëtar, turp shtetëror, turp popullor, turp për të gjithë”, tha Rama.
Lini një Përgjigje