TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2024, 16:55

Pasi refuzoi t’i heqë mandatin, Rama ftesë publike Berishës: Hajdeni në komisionin Antikorrupsion!

Shkruar nga Pamfleti

Pasi refuzoi t’i heqë mandatin, Rama ftesë publike

Pak orë pasi Kuvendi vendosi që të mos t’i heqë mandatin Sali Berishës, ka ardhur dhe mesazhi i Edi Ramës. Kryeministri mblodhi grupin parlamentar për të justifikuar komisionin “Xhafaj”. Duke qenë se SHBA dhe BE ja kanë bërë të qartë se komisioni nuk duhet të jetë i njëanshëm, Rama kërkoi nga opozita që të marrë pjesë në komision.

Ata nuk janë pjesë e kësaj skuadre sepse janë në opozitë. Komisoni është ngritur për të qenë një hapësirë jashtë perimetrit të luftës parlamentare, qoftë kjo luftë në sallën e seancave, qoftë në komisione. Është hapësirë ku nuk bëhet politikë dite, kush jam unë dhe kush je ti. Ku të gjithë ata që janë brenda këtij perimetri me një mandat nga populli shqiptar, normalisht duhet të jenë pjesë. Aq më tepër që i dëgjojmë që do vijnë në pushtet vitin tjetër. Të duash të vish në pushtet duhet të jesh më interesuari të jesh në tryezë se nëse vjen në pushet, të gjitha këto do i kesh ti për tu marrë”, tha ai.

Pra mos vallë është arritur pazari? A do të shkojë Berisha në komision dhe të bëhen bashkë për të zhbërë drejtësinë e re dhe kapur organet e pavarura?

Nga ana tjetër Rama vijoi dhe me kërcënimet, duke sfiduar ndërkombëtarët. Ai tha se komisioni do të vijojë punën edhe nëse opozita e bojkoton.

"Kjo mund të vlejë për t’u përgatitur që në momentin që do marrësh pushtetin, të jesh gati. Gjasat janë që ata nuk e besojnë që do emarrin pushtetin vitin tjetër. Unë mendoj se ne nuk kemi asnjë arsye të humbasim fokusin nga puna. Me ata, ose me ata, ne këtë punë do e bëjmë. Shqipëria nuk mund të presë që ne të merremi me ata që ata të bëjnë detyrën e tyre. Puna do të vazhdojë”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje