
Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, ka pranuar se Komisioni Antikorrupsion po krijohet për të kontrolluar sistemin e Drejtësië.
Duke u munduar që ta justifikojë krijimin e këtij Komisoni, Rama i mëshoi idesë se krijimi i tij u bë me qëllim plotësimin e rekomandimeve të BE-së. Pavarësisht se si ambasada e BE ashtu edhe ajo e SHBA, madje dhe Koordinatori kundër Korrupsionit në SHBA e thanë qartë se komisioni nuk duhet të ecë në mënyrë të njëanshme dhe nuk duhet të pengojë reformën në drejtësi.
Ai theksoi se duke qenë se Kuvendi është i vetmi institucion që ka pushtetin për t’iu kërkuar llogari institucioneve si SPAK, GJKKO dhe BKH, atëherë krijimi i Komisionit “Xhafaj” do të bëhet për të vëzhguar punën e tyre.
“Janë rekomandime të BE, po të shikoni rekomandimet, ndahen në rekomandime për shtetin e së drejtës, për mirëqeverisjen dhe pastaj ndahen në pjesë të tjera, për kriterin ekonomik, e kështu me radhë. Por le të shikojmë pak se sa e rëndësishme është nisma jonë dhe sa e domosdoshme është ajo që kemi ngritur komisionin e posaçëm parlamentar, duke parë institucionet që kanë pjesë ne tyre të peshës për të mbajtur në zbatimin e rekomandimeve dhe masave që duhen adresuar.
Flas gjyqësori, drejtësia, liria dhe siguria në të gjithë këtë bllok. 59% të punës, sot që flasim. Shikoni reformën në drejtësi, sa rekomandime ka në këtë proces ka, në BE, për reformën në drejtësi, 32 rekomandime. Nëse lexohet si konsolidimi, pavarësia, efikasiteti, më tutje, përkthehen në masa. Ky proces është jo thjesht i nevojshëm, është i domosdoshëm. Vetëm fakti që ne po e çojmë përpara, askush nuk e kupton, e keqinterpreton. Ky fakt tregon sesa i rëndësishëm është roli ynë dhe e domosdoshme që kjo punë të bëhet duke pasur në Kuvend, një sy, që është sot komisioni i posaçëm. Me fuqinë që ka Kuvendi, të mund të shohë dhe të ndjekë këtë proces duke shftrytëzuar kapavcitetin që i jep kushtetuta dhe ligji.
Institucionet zbatuese janë shumë qartë, janë institucione drejtpërdrejt që lidhen me ekzekutivin dhe një pjesë shumë e madhe, të pavarura zbatuese. Që kga KPA, Kolegji i Posaçëm i Apelimit,SPAK, BHK, GJKKO, KQZ, BSH. Kush ja jep garancinë SHQIPëRISë, që në tryezën e negociatave, nuk do kenë lojtarë që do shkëlqejnë dhe disa lojtarë që do paraqesin raport për mosparaqitje në ndeshje. Janë institucione të pavarura. Kush i kërkon llogari, qeveria? E pamundur. Ka vetëm një institucion sipas kushtetutës, ku mund të kërkohet llogari për këdo, kurdoherë, Kuvendi”, tha Rama.
Lini një Përgjigje