
Kryeministri Rama ka tentuar të justifikojë komisionin Xhafaj. Sot ai mblodhi grupin e PS, ku vetëm u mburr pa fund duke deklaruar se ky komision do çojë Shipërinë në BE dhe nuk ka asnjë funksion tjetër.
Ai ftoi opozitën të bëhet pjesë dhe kjo ftes vjen në një kohë kur Rama dhe Nikolla vendosën të mos i heqin mandatin Berishës. Mos vallë u arrit pazari që pas këtij vendimi opozitë të bëhet pjesë e komisionit?
“Nisma nisi me diagnostikimin dhe pasohet me recetat për të kuruar deri në fund atë organizëm, duke mundësuar që përgatitja për anëtarësimin e Shqipërinë në BE të përfundojë me një diagnozë të qartë dhe të suksesshme. Ka qenë një proces që ka zgjatur për 14 muaj dhe janë përfshirë 157 institucione, sepse krijohet ideja e gabuar që negociatat e Shqipërisë me BE janë të qeverisë me BE. Qeveria ka një pjesë të rëndësishme të punës, por BE nuk negocion me qeverinë, por me shtetin shqiptar. 157 institucione janë pjesë e përbërjes së skuadrës që negocion. Janë përfshirë në këtë proces 32 institucione të pavarura. Procesi ka një numër të jashtëzakonshëm takimesh mes palëve dhe janë takime të drejtpërdrejta shpjeguese, koordinuese. 787 prezantime janë bërë nga ana e Shqipërisë në tryezën e bisedimeve. Janë të nevojshme për të lexuar të gjithë panoramën”, tha Rama.
Në përditësim...
Lini një Përgjigje