
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka folur lidhur me vendimin për të mos iu hequr mandati i deputetit ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Bardhi është shprehur se Lindita Nikolla, ka lexuar drejt Kushtetutën sa i përket mandatit të Berishës.
Bardhi shprehet se mos ndërprerja e mandatit të Berishës, i jep fund debatit dhe spekulimeve “te sponsorizuara nga segmente të mazhorancës”.
Ndër të tjera, ai shprehet se kanë kërkuar që të krijohet mundësia që Berisha të marrë pjesë në seancat plenare dhe aktivitet e tjera parlamentare.
“Sot Kryetarja e Kuvendit, lexoi drejt Kushtetutën sa i përket mandatit të kreut të opozitës Sali Berisha. Strukturat ligjore të kuvendit argumentuan se Sali Berishës nuk i ndërpritet mandati pasi mungesa e tij në Kuvend nuk është pa arsye. Kjo i jep fund debatit dhe spekulimeve të sponsorizuara nga segmentet të mazhorancës. Ne kërkuam që zotit Berisha, ne përputhje me Kushtetutën t’i krijohet mundësia që të ushtrojë të plotë mandatin e deputetit duke marrë pjesë me seancat parlamentare dhe aktivitetet e tjera parlamentare”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje