TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2024, 15:00

Më në fund, aligatori i korrupsionit në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Më në fund, aligatori i korrupsionit në SPAK
Artan Lame

Është evident, fakti që pas shporrjes së Artan Lames, në kadastrat e rretheve Tiranë, Durrës, Kavajë, Vlorë, Sarandë e Shkodër, nuk ka largime, dorëheqje, qarkullime, ndërrime e arrestime drejtorësh dhe shefash të hipotekave, ALUIZNI-t e komisioneve të pronave.

Aligatori i korrupsionit , Artan Lame më në fund është futur ditën e sotme në dyert e SPAK.

Ish kreu i Kadastrës është thirrur nga prokurori Eneid Nakuçi, pasi dyshohet si i përfshirë në abuzime me legalizimin e pronave.

Artan Lame është shkarkuar nga posti i kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës më 9 Mars 2023.

Shkaku kryesor i largimit të Lames nga drejtimi i Kadastrës janë problemet e thella me pronat në jug, që ka shkaktuar shkarkime e shumë drejtuesve të hipotekës së Vlorës, po nuk është zgjidhur asnjëherë.

Është evident, fakti që pas shporrjes së Artan Lames, në kadastrat e rretheve Tiranë, Durrës, Kavajë, Vlorë, Sarandë e Shkodër, nuk ka largime, dorëheqje, qarkullime, ndërrime e arrestime drejtorësh dhe shefash të hipotekave, ALUIZNI-t e komisioneve të pronave.

Gjatë 6 viteve drejtorllëk të Artan Lames te ALUIZNI dhe gjatë 4 viteve Drejtor i Përgjithshëm i Kadastrës, drejtorët dhe shefat e sektorëve në Tiranë, Durrës, Kavajë, Vlorë, Sarandë e Shkodër, ndërroheshin çdo 1 e 3 muaj.

P.sh., Lame ndërroi 38 drejtorë e 112 shefa sektorësh; madje 14 prej tyre qëndruan në detyrë nga 1 ditë, 1 jave e 2 javë dhe Babloku i flakte, ose u gjente vende pune në administratën publike.

Ndërsa të tjerët nuk qëndruan më shumë se 4 deri në 6 muaj, sepse hiqeshin pasi legalizonin dhe regjistronin pasuri me dokumente false; refuzonin të firmosnin dosje, ose arrestoheshin vetëm ata, megjithëse para prokurorëve, deklaronin se kishin vepruar me urdhër të Artan Lames.

“Ushtar” Lame nuk ka pasur këllqe, që të bënte pa lejen dhe pa urdhër të Bablokut, krime pronësore deri në zhdukje regjistrash hipotekës e ALUIZN-it; por 1 muaj pasi e shkarkoi, Babloku e quajti kadastrën e epokës “Lame”, si “llumi e turpi i Shqipërisë”.

Prej 1 viti, kadastrat në Vlorë, Sarandë, Durrës, Tiranë, Kavajë, Shkodër e në rrethet Gjirokastër, Korçë, Fier, Elbasan ku ka pasur “llum” me pasuritë, nuk ka më ndërrim drejtorësh, nuk po dëgjohen raste skandalesh.

Edhe një rast në kadastrën e Lezhës, ku u pezulluan 11 punonjës për një aferë të mbartur prej 5 vitesh nga koha e Artan Lames e krye bashkiakut Fran Frrokaj; me raportim të Drejtores së Përgjithshme të Kadastrës, Dallëndyshe Bici, u godit nga policia, prokuroria e gjykata.

Ndërsa në drejtoritë dhe zyrat kadastrale e rretheve dhe në Agjencinë e Pronave, ka nisur një proces auditimi, me objekt zbatimin e ligjshmërisë në regjistrimin e pasurive. /Pamfleti

 

artan lame spak

Lini një Përgjigje