Në Kadastrat dhe ALUIZNI Vlorë, Sarandë e Durrës, Artan Lame ndërroi 38 drejtorë e 112 shefa sektorësh; madje 14 prej tyre qëndruan në detyrë nga 1 ditë, 1 jave e 2 javë dhe Babloku i flakte, ose u gjente vende pune në administratën publike; ndërsa publikisht, kadastrën e epokës “Lame” e quajti “llumi dhe turpi i Shqipërisë”...
Nuk mund të thuhet, se në Kadastër nuk ka probleme me pasuritë; sidomos nga sorollatjet e krijuara pas çmendurisë së kryeministrit, i cili krijoi kaos me short on-line e sistem të unifikuar, që aplikimet dhe ankesat e qytetarëve të Tiranës, Durrësit, Fierit etj., trajtohen nga kadastrat e Pukës, Ersekës, Bulqizës, Hasit e anasjelltas.
Por akti më i mirë e pa dyshim i detyruar; që Babloku bëri më 9 mars 2023, është shkarkimi i Artan Lames nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Kadastrës, i cili kishte në vartësi hipotekat, legalizimet dhe komisionet e pronave.
Vendimi i Bablokut, e ka dhënë efektin gjatë një viti pas shporrjes së Artan Lames nga Kadastra, me tregues konkret, që dëshmojnë se i është dhënë fund epokës 10-vjeçare, të krimeve pronësore që ka bërë Lame me bandën e tij.
Është evident, fakti që pas shporrjes së Artan Lames, në kadastrat e rretheve Tiranë, Durrës, Kavajë, Vlorë, Sarandë e Shkodër, nuk ka largime, dorëheqje, qarkullime, ndërrime e arrestime drejtorësh dhe shefash të hipotekave, ALUIZNI-t e komisioneve të pronave.
Gjatë 6 viteve drejtorllëk të Artan Lames te ALUIZNI dhe gjatë 4 viteve Drejtor i Përgjithshëm i Kadastrës, drejtorët dhe shefat e sektorëve në Tiranë, Durrës, Kavajë, Vlorë, Sarandë e Shkodër, ndërroheshin çdo 1 e 3 muaj.
P.sh., Lame ndërroi 38 drejtorë e 112 shefa sektorësh; madje 14 prej tyre qëndruan në detyrë nga 1 ditë, 1 jave e 2 javë dhe Babloku i flakte, ose u gjente vende pune në administratën publike.
Ndërsa të tjerët nuk qëndruan më shumë se 4 deri në 6 muaj, sepse hiqeshin pasi legalizonin dhe regjistronin pasuri me dokumente false; refuzonin të firmosnin dosje, ose arrestoheshin vetëm ata, megjithëse para prokurorëve, deklaronin se kishin vepruar me urdhër të Artan Lames.
“Ushtar” Lame nuk ka pasur këllqe, që të bënte pa lejen dhe pa urdhër të Bablokut, krime pronësore deri në zhdukje regjistrash hipotekës e ALUIZN-it; por 1 muaj pasi e shkarkoi, Babloku e quajti kadastrën e epokës “Lame”, si “llumi e turpi i Shqipërisë”.
Prej 1 viti, kadastrat në Vlorë, Sarandë, Durrës, Tiranë, Kavajë, Shkodër e në rrethet Gjirokastër, Korçë, Fier, Elbasan ku ka pasur “llum” me pasuritë, nuk ka më ndërrim drejtorësh, nuk po dëgjohen raste skandalesh.
Edhe një rast në kadastrën e Lezhës, ku u pezulluan 11 punonjës për një aferë të mbartur prej 5 vitesh nga koha e Artan Lames e krye bashkiakut Fran Frrokaj; me raportim të Drejtores së Përgjithshme të Kadastrës, Dallëndyshe Bici, u godit nga policia, prokuroria e gjykata.
Ndërsa në drejtoritë dhe zyrat kadastrale e rretheve dhe në Agjencinë e Pronave, ka nisur një proces auditimi, me objekt zbatimin e ligjshmërisë në regjistrimin e pasurive./Pamfleti
Lini një Përgjigje