TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 7 Mars 2024, 11:15

Shkëlqim Kupa dhe Spartak Kovaçi përvetësuan paratë e ujësjellësit të Lalzit, dorëzuan situacione të rreme: Pallate e hotele me paratë e tenderëve

Shkruar nga Pamfleti
Shkëlqim Kupa dhe Spartak Kovaçi përvetësuan paratë e
Spartak Kovaçi /

‘Pamfleti’ ka të dhëna se Shkëlqim Kupa është bashkëpunëtori kryesor i Spartak Kovaçit në vjedhjen e parave publike, duke shkaktuar edhe falimentin e ujësjellësit të Durrësit...

As kur bëhet fjalë për furnizimin me ujë të fshatit ku kanë vilat politikanët, oligarkët dhe të korruptuarit, Shkëlqim Kupa dhe oktapodi i aferave Spartak Kovaçi, nuk e kanë mbajtur dorën.

Dyshohej prej kohësh për një skemë të frikshme korrupsioni mes Çim Kupës dhe drejtorit të Ujësjellës Kanalizime Durrës, Spartak Kovaçi, duke vjedhur paratë publike me tenderë të paracaktuar dhe situacione false për punime të pakryera.

Të gjithë tenderët kryesorë Kovaçi ia ka dhënë Kupës, i cili dyshohet se ka paguar 30 % tek Drejtori, në forma që SPAK mund t'i dokumentojë lehtësisht.

Këtë herë dyshja është kapur duke ndarë çantat me para në tenderin me vlerë 1.7 milionë euro për ndërtimin e ujësjellësit të fshatrave Lalz, Bizë, Draç dhe Shetaj, Njësia Administrative Ishëm, Bashkia Durrës.

Fillimisht, Spartak Kovaçi i ka dhënë si zakonisht tenderin kompanisë së Shkëlqim Kupës, me pazar në tavolinë, duke lidhur më pas kontratën. (E gjithë administrata e ujësjellësit para dhe pas shpalljes së falimentimit nga korrupsioni, ka punuar dhe ka bërë letrat e tenderëve për Shkëlqim Kupën, një bankomat i parave publike të Spartak Kovaçit). 

Shkëlqim Kupa dhe Spartak Kovaçi përvetësuan paratë e

Shkëlqim Kupa ka nisur punimet e ujësjellësit të Lalzit, duke bërë situacione false për punë që nuk ekzistojnë. Vetëm duke mashtruar me transportin e materialit të gërmuar, mbushje me rërë dhe mbushje me zhavore, janë vjedhur 230 milionë lekë.

Vjedhjet janë konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi të veprimtarisë korruptive të Ujësjellësit të Durrësit, nën drejtimin e Spartak Kovaçit, i cili disa muaj më parë ka shpallur edhe falimentimin e ujësjellësit.

Kovaçi i Durrësit i ka dhënë Kupës tenderët kryesorë, me vlerë dhjetëra milionë euro, ku dyshohet se janë vjedhur disa milionë euro, duke zbatuar të njëjtën skemë.

Kovaçi i ka dhënë me pazar në tavolinë Kupës tenderët e mëposhtëm:

-Rikonstruksion i rrjetit ekzistues të qytetit të Durrësit, zona 14, Bashkia Durrës (2 milionë euro).

-Rikonstruksion i ujësjellësit sektori Qendër, njësia administrative Sukth, Bashkia Durrës,

-Rehabilitim i linjave të ujësjellësit në lagjen nr.15, ish Punishtja e Makaronave, Rruga "Dardania", "Gjeneral Telin", "Vëllezërit Frashëri", "Pjetër Budi", Bashkia Durrës.

-Përmirësim i furnizimit me ujë, Njësia Adm. Rrashbull, Lagjia Ballë, Bashkia Durrës.

-Ndërtim kanali i ujërave të bardha Lgj. Nr.4 Rruga Egnatia Drejtoria e Hekurudhës, Danubi, Hipoteka dhe Rruga ‘Adria’ tek Ura e Dajlanit 

-Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në zona në Lagjeve Nr.1, Nr.4, Nr.5, Nr.8, Nr.18, Bashkia Durrës.

-Rehabilitim i rrjetit të kanalizimeve në zonën e qytetit, Bashkia Durrës.

-Rehabilitimi i digës së ujëmbledhësit Arapaj 1.

-Rikonstruksione në rrjetin ekzistues të qytetit të Durrësit, Zona 13/2 dhe ndërtimi i Depos 2/2,Loti I, Bashkia Durrës.

-Përmirësimi i furnizimit me ujë Lagjia Nr 1, Vadardhë, Njësia Administrative Sukth Bashkia Durrës

-Ndërtim linje ujësjellësi për lidhjen e depos së re në Arapaj me rrjetin shpërndarës Plazh, Bashkia Durrës

-Rikonstruksioni i linjës furnizuese ne depon Nr.3 Arapaj, Rr. “Shkolla Arapaj”, Njësia Adm. Rrashbull, Bashkia Durrës

-Ndërtim rrjet kanalizimi i ujërave të ndotura, lagja nr 1, rruga “Kont Urani” dhe rruga “Ulliri i Cel Islamit” Bashkia Durrës

-Rehabilitimi i ujësjellësit të fshatit Jube ( zëvendësimi I linjës kryesore 250 PE) Njësia administrative Katund i ri, Bashkia Durrës.

-Rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Shënavlash, Nj.Adm.Rrashbull, Bashkia Durrës.

Lista është e gjatë. Vlera është dhjetëra milionë euro që kanë ndalë nga thesari i shtetit drejt llogarive të Kupa sh.p.k. Të gjithë tenderët janë diktuar nga Spartak Kovaçi.

Disa muaj më parë, një skuadër e BKH ka zbarkuar në zyrën e Spartak Kovaçit, duke i marrë telefonin dhe kompjuterin.

‘Pamfleti’ ka të dhëna se Shkëlqim Kupa është bashkëpunëtori kryesor i Spartak Kovaçit në vjedhjen e parave publike, duke shkaktuar edhe falimentin e ujësjellësit të Durrësit.

SPAK dhe BKH-ja duhet të hapë letrat e kompanisë së ndërtimit ‘Adriatik‘ me nipt J61807505I, që është në pronësi të Petrit Kovaçit, një aligator i vjetër korrupsioni.

Petrit Kovaçi është babai i Spartak Kovaçit. Petriti ka marrë mbi 30 milionë euro tenderë nga shokët dhe shoqet të birit në krye të bashkive dhe disa drejtorive të pushtetit të Bablokut.

Por, Petrit Kovaçi dyshohet se është nënkontraktuar për kryerjen e punimeve nga kompani që kanë fituar tenderë te Ujësjellësi i Durrësit, me në krye të birin Spartak Kovaçi.

Duhet të shihen transaksionet mes kompanisë Kupa sh.p.k dhe Adriatik sh.p.k.

Po japim edhe një informacion tjetër me shumë vlerë për hetimet e SPAK-ut.

Në 29 maj 2023, Këshilli Kombëtar i Territorit, përpos të tjerave ka miratuar edhe lejen për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Durrës nga kompania Adriatik Union, me nipt M21511503C.

Hoteli Azure Elegance Hotel do të ndërtohet në rrugën Plazh/13 në Durrës.

Babai i Spartak Kovaçit, Petrit Kovaçit ka  50 % të aksioneve në kompaninë e hotelit, Adriatic Union, me anë të kompanisë së tij, Adriatik, me të cilën ka marrë dhjetëra milionë euro tenderë.

Gjysmën tjetër të aksioneve i ka Genti Klosi, vëllai i drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi. Genti, të cilit i kanë falur edhe një restorant në Tiranë, është mbulesa e Cenos.

Hoteli në fakt po ndërtohet nga Spartak Kovaçi dhe Ceno Klosi me para korrupsioni.

Nuk dihet nëse për të bërë punimet te hoteli, Kovaçi ka kontraktuar bankomatin e tij të parave publike, Shkëlqim Kupën.

Por, Shkëlqim Kupa po pastron për vete paratë e korrupsionit me tenderë në Tiranë, histori për të cilën do flasim në shkrimin e ardhshëm./Pamfleti

 

 

spartak kovaçi shkëlqim kupa

Lini një Përgjigje