TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 4 Mars 2024, 13:13

Frika nga SPAK/ Bllokohet plani korruptiv për t'i dhënë pastrimin ‘Eco Tirana’-s së Ndranghetës

Shkruar nga Pamfleti
Frika nga SPAK/ Bllokohet plani korruptiv për t'i dhënë
Tirana -Plehra /

Tirana drejt pushtimit me mbeturina, askush nuk e firmos vjedhjen 120 milionë eurove

Tirana rrezikon të pushtohet nga mbeturinat brenda një kohe shumë të shkurtër për shkak të një plani korruptiv, i cili është pezulluar nga frika e SPAK-ut.

Që prej muajit nëntor të vitit të shkuar, me vendim të Këshillit Bashkiak, kompania "Eco Tirana" ka marrë monopolin e pastrimit të kryeqendrës së Shqipërisë, pa qenë e përgatitur për ta ofruar këtë shërbim.

Nga ana tjetër, kompanive të kontraktuara nga bashkia për pastrimin e Tiranës u ka mbaruar kontrata dhe proceduarat për ofrimin e këtij shërbimi nga kompania fantazmë "Eco Tirana" kanë mbetur pezull.

Kështu kryeqyteti rrezikon të kthehet në një vendgrumbullimi plehrash që nga ky muaj.

Grupi i korrupsionit në Bashkinë e Tiranës nuk dëshiron që paratë e pastrimit t'i ndajë sërish me Shkëlqim Fushën, Arbër Abazin etj.

Por, nga ana tjetër, askush nuk guxon ta firmosë megavjedhjen e dekadave të ardhshme me Eco Tiranën e Ndranghetës, kur firmëtarët ndodhen pas hekurave për aferën e inceneratorëve.

Eco Tirana ose siç njihet ndryshe “Ndrangheta" në Bashkinë e Tiranës që paguhet çdo muaj rreth 600 mijë euro për diferencimin e mbetjeve në origjinë, pa e kryer asnjë ditë të vetme këtë proces, me firmën e Veliajt, tashmë pret për të gllabëruar të gjithë territorin e Tiranës.

Totalisht e papërgatitur, pa asnjë kapacitet për t'i ofruar shërbimin mbi 1 milionë banorëve, "Eco Tirana" ka nisur aventurën që ky projekt pilot të funksionojë.

Prej javësh shërbëtorët e "Ndraghetës" janë duke kërkuar borxh makineri, kamionë, kazanë, madje edhe punëtorë me fshesa, që të jenë gati për t'i ndriçuar fytyrën Tiranës së nxirë nga vjedhjet e faktuara në Bashki.

Ndërkohë që Tirana po kthehet si provincat Jugut të Italisë, vetëm për të marrë 120 milionë euro për hajdutët e radhës, SPAK çdo ditë po fakton abuzimet e drejtorëve dhe specialistëve të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.

Pas arrestimit të dy drejtorëve të Bashkisë, urdhër arreste të tjera pritet të lëshohen në ditët të në vijim.

Kush do të shkojë pas hekurave për këtë megavjedhje të re të dekadave të ardhshme që po përgatitet?

A do të vazhdojë Eco Tirana të vjedh tre fish më shtrenjtë ndërkohë që bashkë-hajdutët janë prapa hekurave?

Aty janë shumë para për t'u ndarë. Por, aty është edhe SPAK-u me pranga në dorë. Tani për tani askush nuk pranon të firmosë./Pamfleti

eco tirana frika nga spak plani korruptiv ndragheta

Lini një Përgjigje