TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 1 Mars 2024, 11:28

Mbesa e Saliut, Shpresa Breçani, eksperte e falimentit të “TV-Alsat” të Rezart Taçit; realizoi edhe bilancet e Gërdecit

Shkruar nga Pamfleti
Mbesa e Saliut, Shpresa Breçani, eksperte e falimentit të
Shpresa Breçani /

Shpresa Breçani, shefe e bilanceve false të klientit të Bablokut, Rrok Gjoka, ka punuar edhe bilancet e kompanisë ARMO, “Belle Air”; të firmave fantazma të Damir Fazlliç, bizneseve të bixhozit e Call-Center të mafiozit Albino Prudentino të grupit “Sacra Corona Unita” dhe shumë mafiozëve që kanë pastruar dhe vazhdojnë të pastrojnë miliarda në Shqipëri...

Fijet e zeza të pushtetit, drejtësisë dhe familjeve mafioze që sundojnë prej 32 vitesh në Shqipëri, jo vetëm nuk janë prerë, por vazhdojnë të jenë të lidhura fortë në interesa të zeza, për të zhdukur gjurmët e korrupsionit dhe pastrimit të parave që kanë bërë e po bëjnë.

Këtë e vërteton dhe rasti i Shpresa Breçanit, vajza e motrës së Sali Berishës; të cilën jo vetëm gjatë pushtetit të tij, por dhe gjatë 11 viteve të sundimit të Edi Ramës, po e përdorin si “eksperte bilancesh e falimenti”, për kompanitë që vjedhin fondet publike, që janë kapur me trafiqe, skema mashtrimi, vjedhje me rimbursimin e TVSH dhe pastrim të parave të krimit e korrupsionit.

Më 28 shkurt 2024, mbesa e Sali Berishës, “ekspertja” Shpresa Breçani, është përzgjedhur nga gjyqtari Niko Rapi, për të mbyllur “gropën e zezë” financiare të televizionit “ALSAT” të Rezart Taçit, që është pjesë e bizneseve të tij.

Mbesa e Saliut, Shpresa Breçani, eksperte e falimentit të

Skandali qëndron në faktin, se mbesa Breçani ka qenë shefe e bilanceve të “ALSAT TV”, ndërsa tani do drejtojë e vetme procedurën e falimentimit të kësaj kompanie mediatike.

Pra, falimentimin e televizionit të Rezart Taçit, do ta kryejë ajo që bëri bilancet false të tij, duke fshehur nëpërmjet këtij televizioni, miliona Euro të ARMO, madje nëpërmjet tij bëri pastrimin e milionave të kontrabandës me firmën “Anika Mercuria Refinery” dhe e nxori me humbje.

Sipas rregullit, ekspertja likuiduese Shpresa Breçani, për të kryer falimentimin e televizionit “ALSAT Sh.A”, duhet të kontaktojë me administratorin Bledar Lilo, por ky është në burg, i dënuar nga Gjykata e Posaçme, për pastrimin e 18 milionë Euro të grupit mafioz “Cosa Nostra”.

Televizionin “ALSAT”, përveçse mbesa e Sali Berishës e ka nxjerrë me bilance me humbje e gjoja me 11 milionë Euro borxhe ndaj privatëve, por pa përcaktuar cilët janë; ka krijuar dhe borxhin 3.2 milionë Euro ndaj tatimeve, për të cilat shteti kërkon t’i sekuestrojë 1626 m2 truall, nga të cilat 933 m2 ndërtesa e Televizionit, por edhe kjo është lënë peng në bankë.

Nuk është rastësi, që për bilancet e bizneseve me pronarë e aktivitet mafioz, që qarkullim miliarda nga trafiqet e korrupsioni, por dhe për falimentimin e tyre nga shteti, vazhdon përdoret vetëm “ekspertja” Shpresa Breçani, vajza e motrës e ish-kryeministrit “non grata”.

Madje, Shpresa Breçani, është shefe e bilanceve të kompanisë së klientit të Edi Ramës, Rrok Gjoka, që po ndërton Rrugën e Arbrit dhe Rrugën Kardhiq-Delvinë ku nëpërmjet preventivëve false janë fshehur 200 milionë Euro shtesë që i ka dhënë qeveria.

Por ka qenë dhe shefe bilancesh e ndërtimit të Rrugës së Kombit, të Gërdecit, ARMO, kompanisë “Belle Air”, firmave fantazma “Rudnap”, “Blancers Petrolium”, “Rompetrol”, e “PETROL SLOVENIA TIRANA” të Damir Fazlliç e Argita Berishës, si dhe bizneseve të bixhozit fatit e Call-Center të mafiozit Albino Prudentino të grupit “Sacra Corona Unita”.

Nëse mbesa e Saliut, nuk bindet me këto fakte, do t’i publikojmë gjithë listën e bilanceve dhe falimentimeve të kompanive me pronarë e aktivitet mafiozë, që kanë vepruar në Shqipëri gjatë pushtetit të dajo Saliut dhe Bablokut të “Rilindjes”./Pamfleti

shpresa breçani ekrspertja nbesa e saliut

Lini një Përgjigje