TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia29 Shkurt 2024, 11:42

Frika nga SPAK/ Drejtori që zëvendësoi Blendi Gonxhen, ia ‘ngec’ firmën vartësit; por pazaret i bën vetë

Shkruar nga Pamfleti
Frika nga SPAK/ Drejtori që zëvendësoi Blendi Gonxhen, ia
Ilir Mëngra /

Këtë marifet po e përdorin të gjithë drejtorët e përgjithshëm...

Të gjithë ata që ka arrestuar SPAK, janë bërë “kurban” prej firmave që kanë hedhur në emër të shefave të tyre, ndërsa ata që nuk kanë firmosur, nuk janë marrë ne hetim, ose janë thirrur si persona që kanë dijeni e nuk po preken nga drejtësia.

Këtë marifet me ngecje firme, që nuk të çon në burg, “mjeshtri” Ilir Mëngra e ka zbatuar që ditën e parë të emërimit si Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor në vend të Blendi Gonxhes, të cilin Babloku e emëroi ministër të trefishtë të Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit.

Më 22 janar 2024, ditën e parë që u ul në kolltukun e Drejtorit të Transportit, Ilir Mëngra nxori Urdhrin Nr. 110, për delegim kompetencash te zëvendësi i tij Endri Haxhiu, i cili e ka quajtur “nderim e besim” e ka nisur të firmosë në emër të drejtorit.

Frika nga SPAK/ Drejtori që zëvendësoi Blendi Gonxhen, ia

Me këtë delegim, ai ka urdhëruar Zv/drejtorin e Përgjithshëm Endri Haxhiu, të firmosë të gjitha dokumentet e aktivitetit të kësaj drejtorie brenda strukturës qendrore, drejtorive rajonale dhe me institucionet shtetërore, gjykatat, bankat e subjektet private.

Pra, akti i parë në ditën e parë të punës, i drejtorit që zëvendësoi Blendi Gonxhen, ishte ngecja e firmës së dokumenteve te zv/drejtori, pa përcaktuar afat kohor për delegimin, madje edhe kur drejtori do jetë në punë.

Kur sipas ligjit, mund të ketë delegim kompetencash, por vetëm kur drejtori mungon për arsye shëndetësore, ose ndodhet jashtë vendit, i autorizuar nga ministri që e ka në vartësi; ndërsa zëvendësi Endri Haxhiu, po firmosë në emër të drejtorit Ilir Mëngra edhe kur ky është në zyrë.

Madje përveç ligjit, dhe neni 11/5 i Rregullores së Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, përcakton se veprimtaria e saj drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm dhe në mungesë të tij nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, kur kompetencat e delegohen zyrtarisht.

Mirëpo drejtori i ri Ilir Mëngra, e delegoi firmën ditën e parë të emërimit më 22 janar 2024, sepse e di që do jetë i detyruar të bëjë punë të zeza me regjistrime makina pa letra, patenta e targa false, pazare me auto-shkollat, me licenca transporti e sidomos me tenderët dhe ankandet, prandaj nuk do që t’i firmosë letrat vetë, duke ia ngecur zëvendësit.

Fakti që shumë zyrtarë po shkojnë në burg, janë në arrest shtëpie e po paraqiten në SPAK, si të pandehur që kanë hedhur firma për pazare e aferash korruptive; për drejtorin që zëvendësoi Blendi Gonxhen, ka shërbyer si frikë nga prangat, prandaj ia ka deleguar firmën zëvendësit të tij që ditën e parë të emërimit, por pazaret i bën vetë./Pamfleti

ilir mëngra blendi gonxhe

Lini një Përgjigje