TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia29 Shkurt 2024, 09:30

Qeveria urdhër Alfred Pezës: Shkurto 50% të punonjësve në RTSH, ose 70% me vetëfinancim dhe 30% me financim nga shteti

Shkruar nga Pamfleti
Qeveria urdhër Alfred Pezës: Shkurto 50% të punonjësve
Leka Bungo dhe Alfred Peza

Nëse kapter Alfred Pezës do t’i dalë llogaria, le të mbajë punonjës, shefa, sekretare, këshilltare, modele e dashnore sa të dojë; por nuk do lejohet më tej, që me buxhetin e shtetit të paguhen 1128 punonjës, 2/3 e të cilëve marrin paga, makina, karburant, honorare e dieta duke mos bërë asnjë punë...

Radio Televizioni Shqiptar, financohet me 21 milionë Euro në vit me fond direkt nga buxheti dhe nga taksa e televizorit, por qeveria nuk i merr asnjë qindarkë as nga të ardhurat prej tarifave ndaj mediave private me shërbime antene, sinjali satelitor dhe kontratat e reklamat.

Nisur prej faktit, që RTSH është konsumator pa produktivitet, por i ha buxhetit të shtetit çdo vit, sa 70% e fondit vjetor që shteti i jep Bashkisë së Tiranës, qeveria ka filluar lëvizjen për të shkurtuar financimet.

Në informacionin që ka siguruar “Pamfleti”, thuhet se Ministria e Financave, po përgatit një projekt-vendim që do t’ia paraqesë Këshillit të Ministrave, me objekt financimin e pagave vetëm për 50% të punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar.

Drejtorit Alfred Peza, Ministria e Financave i ka kërkuar të shkurtojë 50% të punonjësve, duke mbajtur 560 punonjës nga 1128 që ka aktualisht, numër tepër i madh për një televizion publik, ku 2/3 e tyre paguhen kot.

Në rast se kapteri Peza nuk do ta zbatojë këtë projekt- kërkesë, atëherë do veprohet me vendim qeverie; jo duke i caktuar numrin e punonjësve, por duke i vendosur disa kushte për zbatim të detyrueshëm.

Një nga kushtet është ky: Nëse do këmbëngulë të mbajë numrin e punonjësve që ka, RTSH duhet të zhvillojë 70% të aktivitetit me vetë-financim dhe 30% me financim nga buxheti i shtetit meqë është radio-televizion shtetëror.

Që do thotë, se nga 6.6 milionë Euro fond shteti në vit, RTSH do të financohet vetëm me 1.9 milionë Euro në vit; ndërsa kapter Pezës, nëse do t’i dalë llogaria për pagat, makinat, udhëtimet, dietat, karburantet etj., le të mbajë punonjës, shefa, sekretare, këshilltare, modele e dashnore sa t’i të dojë qejfi.

Kushti tjetër, që Ministria e Financave i ka vënë drejtorit dallkauk, është ky: RTSH, do mbajë 15% të taksës vjetore të televizorit; pra, nga 15 milionë Euro në vit, të mbajë vetëm 2.2 milionë Euro në vit, ndërsa pjesën tjetër do ta mbajë qeveria direkt nga fatura e energjisë elektrike.

Të ardhurat nga programet dhe prodhimet e veta televizive, qeveria do t’ia lërë 100%, por nuk mund të lejojë që me fondin e buxhetit të shtetit, në RTSH të paguhen 1128 punonjës, 2/3 e të cilëve marrin paga, makina, karburant, honorare e dieta duke mos bërë asnjë punë.

Ministria e Financave, i ka kërkuar kapter Alfred Pezës, që për këtë projekt-financiar, të kthejë përgjigje brenda muajit prill 2024, nëse do ta heq vetë gjysmën e punonjësve të RTSH, ose do pakësohet fondi i pagave të tyre me vendim qeverie.

Prandaj për vitin 2024, i është dhënë vetëm fondi i pagave për muajt janar-qershor./Pamfleti

qeveria alfred peza shkurtimi numrit të punonjësve rtsh

Lini një Përgjigje