Emërimin e ortakut të tij, rektori xhambaz me pasuri sheikësh, Arben Gjata, e ka bërë 5 muaj pasi SPAK e ka marrë të pandehur me masë “Detyrim paraqitje”, për 80 milionë Euro më tepër se kostoja reale në koncesionin e sterilizimit, ku Ilir Beqja e emëroi kryetar komisioni të planit financiar...
Referuar pasurisë së Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, që kalon mbi 2 milionë Euro të deklaruara në ILDKP, por nuk dihet sa ka të pa deklaruara; SPAK dhe Gjykata e Posaçme, duhet ta kishin arrestuar për dy raporte të KLSH dhe për aferën e sterilizimit, ku ai rezulton se ka hartuar kostot e larta fiktive të tyre.
Sepse duke u lënë i lirë, rektori Arben Gjata, nuk po ndalet në batërdinë që po bën me fondet e Universitetit Mjekësor, duke emëruar miqtë, shokët dhe ortakët e tij, shefa te fondet e universitetit.
Me Urdhër Nr. 175, datë 17 nëntor 2023, Rektori Arben Gjata ka emëruar në detyrën shef tenderësh dhe shef koordinimi e administrimi të krejt aktivitetit të Universitetit Mjekësor me afat të pacaktuar, biznesmenin Artian Plasari, me të cilin prej 15 vitesh është ortak te klinika private “Albanian Medical Group”.

Sipas urdhrit të rektorit Arben Gjata, ortaku i tij Artian Plasari, është emëruar Koordinator i Rektorit dhe Shef Sektori në Drejtorinë Ekonomike, me pagë bruto 1 milionë lekë, mirëpo emërimi i tij nuk ka lidhje me pagën, por me “tepsinë e tenderëve dhe fondeve të universitetit mjekësor.

Këtë të vërtetë e zbulon pika nr.5 e urdhrit të rektorit, ku thuhet se vendimin e emërimit, do ta bëjë Drejtoria Ekonomike dhe administratorja e Universitetit Mjekësor; që do të thotë, se ortaku i rektorit, nuk do jetë thjeshtë koordinator, por “kalkulator” i tenderëve.
Këtë e vërteton dhe Shkresa Nr. 303, datë 18 nëntor 2023 e Administratores së Universitetit Mjekësor, Marigo Jaupi, me të cilën njofton Drejtorinë Ekonomike, se me urdhër të rektorit Arben Gjata, “specialisti” Artian Plasari është emëruar në sektorin e tenderëve, si përfaqësues i rektorit dhe shef i sektorit të koordinimit të punëve në Universitetin Mjekësor.

Madje në fund të urdhrit administratorja Marigo Jauoi, e konsideron veten Autoritet Kontraktor sikur emërimi është tender, por ka thënë të vërtetën, që emërimi i Artian Plasarit është pazar “tenderi” i rektorit Arben Gjata.
Sipas regjistrit të APP, gjatë afro 4 muajve në sektorin e tenderëve në Universitetin e Mjekësisë, Artian Plasari me bekimin e rektorit Arben Gjata, ka sajuar 22 tenderë për blerje pajisjesh mjekësore, materiale shërbime fiktive.
Emërimin e ortakut të tij, rektori xhambaz me pasuri sheikësh, Arben Gjata, e ka bërë 5 muaj pasi SPAK e ka marrë të pandehur me masë penale “Detyrim paraqitje”, për 80 milionë Euro më tepër se kostoja reale në koncesionin e sterilizimit, ku Ilir Beqja e emëroi kryetar komisioni të planit financiar. (Vijon me skandale të tjera)./Pamfleti
Lini një Përgjigje