Është e njëjta vepër penale si e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës, të cilët janë dënuar me burg; por Batoni i Bablokut nuk preket...
Këshilltari i kryeministri Edi Rama, Baton Haxhiu, njëherazi pronar i portalit “Albanian Post”, është tellalli që vazhdon e mbron aferën e landfilleve, sidomos landfillin e Tiranës edhe me kërcënime nëpër ekrane, ndaj atyre që denoncojnë miliardat e vjedhura.
Në fillim, menduam se Baton Haxhiu po mbronte landfillet, duke i quajtur “Investim e vepra madhore të Edi Ramës”; ngaqë 40% e landfillit i Tiranës i ka miku i tij Blerim Hoxha.
Por Batoni i Bablokut, Hashim Thaçit, PPP Hemodializës dhe miellit e qumështit serb, që futet në Shqipëri nga grupi mafioz “Devolli”; ka hall personal me drejtësinë.

Duke mbrojtur landfillet, po ai po mbron veten e tij për ta shpëtuar nga prangat, sepse nëpërmjet kontratave fiktive me landfillin e Tiranës, ka zhvatur miliona nga fondet që qeveria i ka dhënë Klodian Zotos e Mirel Mërtirit.
Nëpërmjet landfillit të Tiranës “Integrated Energy BV SPV Sh.p.k”, Baton Haxhiu ka marrë nga 442.800 lekë në muaj, maskuar si kontratë reklame në Webin e tij “Albanian Post”, reklamë e cila nuk është bërë, por milionat i janë paguar.
Kjo pagesë afro 4400 mijë Euro në muaj për Baton Haxhiun, vazhdoi nga data 1 shkurt deri më 31 korrik 2021; kur Batoni, i informuar nga Edi Rama për arrestimet që po bëheshin gati, nuk e vazhdoi më pazarin me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin dhe zhduku kontratën me ta.
Por kontrata ishte në kompjuterët e Klodian Zotos e administratores Arjola Kodra, gjetur nga agjentët e BKH; të cilët e futën në raportin hetimor që dorëzuan në SPAK dhe u bë publike.
Mbështetur në Kodin Procedurës Penale, Baton Haxhiu rezulton i përfshirë në aferën e landfilleve, si reklamues i skemës së vjedhjes me landfillet, dhe si vjedhës i miliona lekëve të buxhetit të shtetit, nëpërmjet një kontrate shërbimi fiktive, duke bashkëpunuar me koncesionarët.
Mirëpo SPAK, prej 3 vitesh hetime e shumë arrestime për landfillet, jo vetëm nuk po kërkon arrestimin e Baton Haxhiut, por as nuk e ka marrë nën hetim, për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim, nëpërmjet përfitimit financiar me kontratë shërbimi fiktive.
Përfitimi i Baton Haxhiut, është i njëjtë me përfitimin e pagesave të babait të Alqi Bllakos, të kontratave të familjes së Lefter Kokës etj., të cilët janë dënuar me burg, për pagesa nga landfillet, nëpërmjet kontratave të shërbimit, por Batoni nuk preket.
Madje SPAK nuk po arreston Baton Haxhiun, as pas skandalit që në emër të SPAK-ut e grupeve mafioze, kërcënoi publikisht ish-deputetin Belind Këlliçi, duke i kërkuar të mos vazhdojë denoncimet e kallëzimet penale për të e për landfillet./Pamfleti
Lini një Përgjigje