TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia22 Shkurt 2024, 10:47

Amnistia/ Si po përdoret hajduti Plarent Ndreca, për të shpëtuar nga prangat hajdutët e tjerë...

Shkruar nga Pamfleti
Amnistia/ Si po përdoret hajduti Plarent Ndreca, për të
Plarent ndreca /

Kryeministri Edi Rama e caktoi qëllimisht deputetin Plarent Ndreca relator për projekt-ligjin e amnistisë penale, për të ndryshuar nenin që nuk lejonte amnisti për zyrtarët dhe bashkëpunëtorët e tyre nën hetim, skenar të cilin “Pamfleti” e ka paralajmëruar më 23 nëntor 2023...

E vërteta është, se ishte deputeti i PS, Plarent Ndreca, relator i projekt-ligjit të amnistisë, që më 20 shkurt 2023, vendosi ndryshimin e pikës 5 të projekt- ligjit, duke përfshirë në falje zyrtarët dhe bashkëpunëtorët në vjedhje, që janë vartës, familjarë, biznesmenë, trafikantë e vrasës.

Me relacionin e ndryshuar dhe paraqitur për votim nga deputeti krye-hajdut i tenderëve Plarent Ndreca; SPAK do detyrohej të pushonte hetimet për Edi Ramën, Dorjan Duçkën e Agron Nezajn lidhur me  skandalin “McGonigal”.

Me këtë ndryshim që bëri deputeti krye hajdut Plarent Ndreca dhe e miratuan deputetët e PS, anëtarë të Komisionit të Ligjeve; SPAK nuk do fillonte as procedimet penale për Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Erjon Veliajn, kosovarët Blerim Hoxha e Baton Haxhiu, lidhur me landfillet.

Me këtë ndryshim të projekt-ligjit të amnistisë, do pushoheshin hetimet për Ilir Beqajn, Ogerta Manastirliun, për sekretaren e saj Gelardina Prodani, për Rektorin e Mjekësisë, Arben Gjata dhe për ish-zv/ministrin e arrestuar Klodian Rrjepaj, lidhur me aferën e pajisjeve kirurgjikale.

Por, prej qokës së hajdutëve të pushtetit, vetvetiu do pushoheshin hetimet e proceset gjyqësore dhe për Sali Berishën, Ilir Metën, Monika Kryemadhin e Fatmir Mediun, gjë të cilën Babloku e di, por siç duket e ka dëshirë që këta të mos ndëshkohen.

Për të bërë ndryshimin në projekt-ligjin e Amnistisë Penale, Babloku përdori deputetin Plarent Ndreca, duke e emëruar relator, kur ai nuk duhet të jetë në parlament, por duhet të jetë në burg.

Sepse deputeti Plarent Ndreca, ka shumë dosje të fryra korrupsioni e vjedhjesh dhe këllëzime penale; ndër to, vjedhjen 700 milionë lekë me tenderët në arsim dhe miliona lekë ryshfete me emërimet, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit.

Deputeti Plarent Ndreca, ka dosjen e vjedhjes 10 milionë Euro me tenderin e uniformave policore, kur ishte Sekretar i Ministrisë së Brendshme dhe dosjen e korrupsionit 128 milionë Euro, zbuluar nga KLSH në Agjencinë e Tenderëve në Ministrinë e Brendshme, ku ishte edhe kryetar komisioni i tenderëve, por Arben Kraja i SPAK-ut e la jashtë hetimit.

Ka dosjen “mal” në Ministrinë e Turizëm-Mjedisit, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm e Krye-inspektor, ku ka bërë batërdinë me tenderët, licencat, pyjet, gjobë-vëniet dhe koncesionet.

Deputeti Plarent Ndreca, ka bërë batërdinë me tenderët dhe fondet e Universitetit Politeknik të Tiranës kur ishte Kryetar Bordi; me fondet në “Qytetin Studenti” ku ishte N/kryetar Bordi, si dhe pazaret kur ishte në Bordin e të Drejtës të Autorit e anëtar Bordi në Shkollën e Administratës.

Deputeti Plarent Ndreca, që tentoi të ndryshonte ligjin e amnistisë, për të shpëtuar nga burgu shefat dhe zyrtarët e pushtetit që po hetohen nga SPAK e po gjykohen nga Gjykata Speciale; ka dosje të zeza dhe kur ka qenë Shef Juridik në Policinë Elektrike; Oficer i Policisë Gjyqësore në Tiranë dhe Shef në Sektorin Juridik e të Kontrollit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Nga të gjitha detyrat, deputeti krye-hajdut Plarent Ndreca, është shkarkuar për korrupsion, lidhje me krimin dhe për disa është kallëzuar penalisht; ndërsa tani, 1 muaj pasi u bë deputet, ai zbatoi skenarin e Bablokut, për të shpëtuar nga burgu krye-hajdutët dhe kriminelët e pushtetit./Pamfleti

plarent ndreca amnistia krye hajduti

Lini një Përgjigje