TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia21 Shkurt 2024, 11:30

Drejtor i Start-upeve emërohet Arjan Ymeri, djali i spiunit Frederik Ymeri që shiti sekretet e shtetit te rusët

Shkruar nga Pamfleti
Drejtor i Start-upeve emërohet Arjan Ymeri, djali i spiunit Frederik Ymeri
Arjan Ymeri /

Ndërsa djali tjetër, Lorin Ymeri, prej 4 vitesh ishte Drejtor i Përgjithshëm i ADISA, ku janë gjithë të dhënat e shqiptarëve; por pas plasjes së skandalit të babait që shiste sekrete shtetërore te shërbimet sekrete ruse, Babloku e ri-ktheu këshilltar për integrimin në kryeministri...

Përveçse kupola e administratës publike, është mbushur me të korruptuar, me persona me diploma false e të dënuar; në krye të institucioneve janë emëruar dhe fëmijë zyrtarësh të lartë të shërbimit sekret Shqiptar, që u kanë shërbyer agjencive sekrete të huaja.

Rasti konkret, është emërimi i Arjan Ymerit, në postin Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Start-upeve, institucioni qendror shtetëror brenda Ministrisë së Sipërmarrjes, që përzgjedh dhe financon projekt- bizneset e të rinjve.

Drejtori i Start-upeve, Arjan Ymeri, i emëruar me urdhër të kryeministrit Edi Rama, është djali i zyrtarit të lartë të SHISH, Frederik Ymeri, i cili në muajin maj 2022, u zbulua se ishte spiun i agjencisë sekrete ruse e të disa vendeve jo mike.

Sipas raportimit të ish-kreut të SHISH, Helidon Bendo, në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, është vërtetuar se Frederik Ymeri, i përcillte informacionet sekrete të shtetit, nëpërmjet celulës së tij të përbërë nga kolegët Gjergji Koti, Bashkim Abazi, Luftar Çunaj e Maksim Ferra.

Për këtë çështje, në muajin janar 2021, SPAK filloi procedimin Nr.3/2021, për veprat penale: “Dhënie informata sekrete shtetërore, marrje e shpërblimeve, vënia në shërbim të shteteve të huaja dhe grup i strukturuar kriminal”, çështje të cilën po e heton kreu i SPAK, Altin Dumani.

Ndërsa ish-zyrtari i lartë i SHISH, Frederik Ymeri, është nën hetim për veprimtari spiunazhi në shërbim të rusëve e disa shteteve të tjera jo mike të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama i emëroi të birin Arjan Ymeri, Drejtor të Agjencisë Kombëtare të Start-upeve.

Ndërsa djali tjetër, Lorin Ymeri, prej 4 vitesh ishte Drejtor i Përgjithshëm i ADISA, ku janë gjithë të dhënat e shqiptarëve; por pas plasjes së skandalit të babait që shiste sekrete shtetërore te shërbimet sekrete ruse, Babloku e ri-ktheu këshilltar për integrimin në kryeministri...

Si Drejtori i Start-upeve, Arjan Ymeri, djali i spiunit të rusëve Frederik Ymeri, me Vendim Qeverie nr. 115, datë 15 shkurt 2024, ka marr në dorë fondin e parë 3 miliardë lekë, për tua dhënë 50 deri 100 të rinjve.

Ne nuk themi, tu hiqet e drejta për të punuar, por fakti që babai i tyre është ende në  hetim si shefi i një celule spiunësh që ka shitur sekrete të agjencia ruse, nuk mund të drejtojnë agjenci të shtetit shqiptar, së pari sepse e ndalon ligji për sigurinë kombëtare./Pamfleti

arjan ymeri frederik ymeri sekrete rusët

Lini një Përgjigje