TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia19 Shkurt 2024, 10:10

Rruga e Ndue Kolës në Ersekë, u shemb si 3 rrugët e Salillarit në Sarandë e Skrapar; SPAK “fle gjumë”

Shkruar nga Pamfleti

Rruga e Ndue Kolës në Ersekë, u shemb si 3 rrugët e

Nuk dihet, nëse SPAK do fillojë hetimin, për shembjen e rrugës së Ersekës që ndërton ish-deputeti dhe sponsori i PS, Ndue Kola, por dimë faktin, që për rrugët e shembura të oligarkut Pëllumb Salillari në Sarandë e Skrapar, KLSH bëri kallëzim në SPAK, por ai nuk u prek...

Prej 4 vitesh që është krijuar, SPAK nuk ka bërë asnjë hetim për asnjë rrugë, megjithëse ka shumë kallëzime penale e denoncime konkrete nga mediat, për tenderët pa garë, falsifikime procedurash e kriteresh, për raporte teknike false, kosto 3-4 herë më të larta se kostot faktike dhe projekte që zbatohen 50-60% e punime pa cilësi për të vjedhur.

Këto pazare abuzive bëhen dhe lejohen nga Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, nga Drejtori i Rrugëve, Evis Berberi, nga kompanitë e mbikëqyrjes së punimeve, nga Instituti i ndërtimit dhe nga audituesit teknik shtetërorë, që marrin rrugët në dorëzim.

Dhe ja ku ndodhi përsëri, që ende pa filluar qarkullimi, u shemb rruga Korçë-Ersekë, ndërtuar nga firma “A.N.K Sh.p.k” e ish-deputetit dhe sponsorit të PS, Ndue Kola, me administrator vëllain e tij Agim Kola, i cili përdoret si maskë për të mos dalë në skenë ish-deputeti.

Rruga e Ndue Kolës në Korçë-Ersekë u shemb, megjithëse qeveria i ka paguar trefishin e kostos për kilometër; me vlerë totale 66 milionë Euro dhe i ka shtuar 6 milionë Euro të tjera, kur sipas planit të fizibilitetit, kostoja faktike e krejt rrugës, me gjithë normën e fitimit të firmës ndërtuese është 35 milionë Euro.

Rruga e Ndue Kolës në Ersekë, u shemb si 3 rrugët e

Por përveç fitimit e vjedhjes nëpërmjet kostos së lartë, ish-deputeti Ndue Kola, ka vjedhur edhe në cilësinë e punimeve, duke  mos zbatuar projektin, kur në vendin e shembjes së rrugës, ishte parashikuar urë e jo mur anësor i mbushur me mbetje inerte.

Në këtë rrugë, në 3 fushata zgjedhjesh ka shkuar për propagandë ministrja Belinda Balluku e shoqëruar nga kamerat; ku ka deklaruar, se rruga Korçë- Ersekë po ndërtohej me standarde evropiane dhe me cilësi të lartë, siguri  fizike e parametra teknike.

Por u shemb pa filluar qarkullimi, sepse pronari i firmës “A.N.K. Sh.p.k”, ish-deputeti socialist Ndue Kola, nuk u ngop me koston 3 herë më të lartë; por vodhi edhe 30% në lëndët e para dhe në volumin e punës, duke mos zbatuar projektin për veprat e artit dhe parametrat teknike, një ndër to gjerësia e rrugës, që nga 10.2 m në projekt, është bërë 8-8.5 m.

Rruga e Ndue Kolës në Ersekë, përfundoi si 3 rrugët e Pëllumb Salillarit; konkretisht, më 4 janar 2021 iu shemb rruga në Lukovë- Krekëz, për ri-konstruksionin e të cilës, qeveria i kishte dhënë 10 milionë Euro, ndërsa për të ri-ndërtuar segmentin e shembur, qeveria i dha Salillarit edhe 1.5 milionë Euro, kur ai duhej të paguante me fondet e veta.

Rruga e Ndue Kolës në Ersekë, u shemb si 3 rrugët e

Më 8 janar 2021, Pëllumb Salillarit iu shemb rruga Himarë-Borsh, për ri-konstruksionin e të cilës, qeveria i kishte dhënë 13.6 milionë Euro, ndërsa për të ri-ndërtuar segmentin e shembur, qeveria i dha edhe 3 milionë Euro.

Më 14 janar 2021, Pëlumb Salillarit iu shemb rruga Skrapar-Përmet deri te kilometri i 5-të në fshatin Rog-Çepan të Ilir Metës, për të cilën u paguan 12.2 milionë Euro, ndërsa për riparimin e saj, iu dhanë edhe 1.2 milion Euro.

Rruga e Ndue Kolës në Ersekë, u shemb si 3 rrugët e

Nuk dihet, nëse SPAK do fillojë hetimin për rrugën e Ersekës që ndërton ish-deputeti dhe sponsori i PS, Ndue Kola; por dimë faktin, që për 3 rrugët e shembura të oligarkut Pëllumb Salillari në Sarandë e Skrapar, KLSH bëri kallëzim në SPAK, por ai nuk u prek./Pamfleti

ndue kola rruga e ersekës rrugët e shembura të salillarit spak fle gjumë

Lini një Përgjigje