TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia20 Shkurt 2024, 10:23

Misteret e largimit të drejtorit Adrian Bylyku nga AKBN

Shkruar nga Pamfleti
Misteret e largimit të drejtorit Adrian Bylyku nga AKBN
Adrian Bylyku /

Ka sinjale se Adrian Bylyku, është “kurban” i firmave që ka hedhur për pazaret e Edi Ramës në sektorin e naftës, kundër kompanive amerikane, në favor të oligarkëve rusë, të lidhur në ortakëri me Charles McGonigal, Agron Nezën, Dorjan Duçkën e Shefqet Dizdarin...

Më 30 nëntor 2017, Adrian Bylyku u emërua Drejtor i Agjencisë së Burimeve Natyrore, emërim për të cilin, u tha se Edi Rama e bëri për hire të miqësisë me gruan e tij Ledia Plaku; por faktikisht, ishte lobim i mafies ruso-kineze që kanë marrë puset e naftës në Shqipëri.

Dy javë pas emërimit në krye të AKBN, që i bie në mes të dhjetorit 2017 pasi kishin nisur lidhjet dhe pazaret e Edi Ramës me treshen Charles McGonigal, Agron Neza e Shefqet Dizdari; drejtori Bylyku firmosi heqjen e puseve të Visokës kompanisë amerikane dhe ia dha kompanisë ruse të McGonical.

Nëse SPAK do hetojë dosjet e AKBN, sidomos me lincensat dhe rentën minerare në naftë e krom; do zbulojë shumë zullume ekonomike, pasurore e financiare, të bëra nga Bylyku në favor të klientëve e miqve të Bablokut, mes tyre dhe grupit “McGonigal-Neza-Duçka”.

Por megjithëse Bylyku, konsiderohej dhe ishte drejtori më i “çimentuar” në pushtetin “Rilindja”; më 15 janar 2024 u shkarkua në heshtje me urdhër të Bablokut, duke shtangur e tmerruar gjithë shefat e Agjencisë së Burimeve Natyrore.

Ndërsa mbrëmjen e asaj date, ministrja Belinda Balluku, në një mbledhje të mbyllur me shefat e AKBN-së, përzuri Bylykun dhe prezantoi drejtorin e Petrit Malaj, ortak i një firme auditimi serbo-kroate.

Largimi i drejtorit Adrian Bylyku u la në heshtje dhe u mbulua me mister të plotë; megjithëse ai ishte drejtori më i rëndësishëm, në dorën e të cilit ishte krejt aktiviteti i lejeve të naftës, gazit, minierave, guroreve, madje dhe kompania “Alpetrol” e 73 koncesione në hidrokarbure e miniera.

Në dorën e tij, ishin 90 milionë Euro taksa në vit, që paguanin bizneset e këtyre sektorëve; por realisht, gjatë 6 viteve drejtim nga Adrian Bylyku, në arkën e AKBN u futën vetëm 10-13 milionë Euro  në vit, madje prej 4 muajsh punonjësit e AKBN-ës nuk po marrin pagat.

Burime brenda AKBN-së, thanë për “Pamfleti”, se nuk ka informacion, lidhur me shkakun e shkarkimit të drejtorit Bylyku; por thanë se 3 muajt fundit, ai ka qenë tepër i stresuar dhe disa herë në rrethin e afërt shoqëror, ka përmendur frikën nga një thirrje e pritshme në SPAK.

Drejtorit Bylyku, frika iu shfaq pasi plasi skandali “Rama-McGonigal-Neza-Duçka”, dhe shpesh përmendte faktin, që me këtë grup lidhej firma e hedhur prej tij, që i hoqi puset e naftës kompanisë amerikane “GBC” dhe ia dha kompanisë ruse, të përfaqësuar nga Shefqet Dizdari, ortak i  Charles McGonigal e Agron Nezës.

Këtë frikë, ai e lidhte me faktin që më 9 korrik 2020, kompania amerikane “GBC” e puseve të naftës në Visokë, fitoi gjyqin në arbitrazhin ndërkombëtar, me gjobë 12.5 milionë USD dhe dëmshpërblim 50 milionë USD nga llogaria e AKBN e shtetit shqiptar.

Shkarkimi i tij, është mister dhe nuk është bërë publik nga ministrja Belinda Balluku, ndërsa këto prova që publikum, janë zbuluar nga investigimi i “Pamfleti”-t, sipas një kronologjie kohore e veprimesh të grupit “Rama-McGonigal-Neza-Duçka”, me koncesionin e puseve të naftës, firmosur nga drejtori Bylyku i AKBN.

Në mungesë të një deklarate zyrtare për shkarkimin e tij të fshehtë, bëhet kjo pyetje: - A e ka bërë Babloku gati për në SPAK dhe drejtorin AKBN, Adrian Bylyku; me mashtrimin se nuk do burgoset, ashtu siç mashtroi Lefter Kokën e Alqi Bllakon? Të shohim…/Pamfleti

adrian bylyku akbn misteret e largimit

1 Komente

  1. P
    Pambuku

    Bylyku ska lidhje me Ramen po i dashuri gruas se vet po

    Lini një Përgjigje