TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia22 Shkurt 2024, 11:45

Të babëzitur/ Qeveria i jep vëllait të Emiriana Sakos së Durrësit, 30 milionë lekë për Start-up

Shkruar nga Pamfleti
Të babëzitur/ Qeveria i jep vëllait të Emiriana Sakos
Emirjana dhe Anxhelo Sako /

Përveçse vjedhin nëpërmjet tenderëve, privatizimeve, trojeve, lejeve të ndërtimit, licencave dhe prej 1 viti me evadimin e mbetjeje në landfillin e Tiranës; po zhvasin dhe fondet e atyre të rinjve, që duan të qëndrojnë e punojnë në Shqipëri...

Fondet shtetërore të Start-upeve, që Babloku dhe tellallët e tij, i propagandojnë sikur u jepen të rinjve, për të nxitur punësimin nëpërmjet hapjes së biznesve, me qëllim që të mos largohen nga Shqipëria, ministrat ua dhurojnë familjarëve të pushtetarëve e miqve të tyre.

Rast konkret i këtij mashtrimi dhe abuzimi financiar, është Vendimi Nr. 3, datë 23 gusht 2022 i Ministrisë së Sipërmarrjes, me të cilin i janë dhënë 30 milionë lekë Anxhelo Sakos, pronar i firmës “Wolf Technologies Sh.p.k”.

Të babëzitur/ Qeveria i jep vëllait të Emiriana Sakos

Nuk është rastësi, që Anxhelo Sako është vëllai i Kryetares së Bashkisë -Durrës, Emiriana Sako, i cili gjoja u shpall “fitues” përballë 735 aplikuesve, që nuk kanë familjarë e të njohur në poste pushteti, por paraqitën projekte me dëshirën për të krijuar mundësi vetë- punësimi e punësimi të disa të tjerëve në Shqipëri.

Por nuk u hapin rrugë të pangopurit e pushtetit, mes tyre dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, që ato 30 milionë lekë fonde për Stat-up në Bashkinë e Durrësit, ia dha vëllait të saj i cili është Drejtor importi e tregëtimi makinash te firma “GTACC Sh.p.k” në pronësi të motrës krye-bashkiake, por dhe sekser i lejeve të ndërtimit e licencave.

Të babëzitur/ Qeveria i jep vëllait të Emiriana Sakos

Se si është shpallur “fitues” Anxhelo Sako, procedurat mund të verifikohen lehtësisht, sepse ai aplikoi 2 javë para krijimit të firmës “Wolf Technologies”, ndërsa pas marrjes së çekut 30 milionë lekë me projekt Start-up fiktiv, fima e tij nuk ka ushtruar asnjë ditë aktivitet.

Ndoshta, vëllai i kryebashkiakes Emiriana Sako, e ka hapur këtë firmë për të marrë miliona lekë nga shteti, dhe tani është në pritje të marrë çekun tjetër 50 milionë lekë, që qeveria ka akorduar për projektet Start-up e vitit 2024 në Durrës.

Janë aq të pangopur e të babëzitur, sa përveçse vjedhin nëpërmjet tenderëve, privatizimeve, trojeve, lejeve të ndërtimit, licencave dhe prej 1 viti edhe me evadimin e mbetjeve në landfillin e Tiranës; po zhvasin dhe fondet e atyre të rinjve, që duan të qëndrojnë e punojnë në Shqipëri./Pamfleti

emiriana sako anxhelo sako start-up të babëzitur

Lini një Përgjigje