SPAK po shpërfill denoncimet dhe raportin KLSH, megjithëse rektorin e ka nën hetim me “Detyrim paraqitje”, për vjedhjen 80 milionë Euro me Ilir Beqajn, në aferën e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale...
Studentët dhe punonjësit e Universitetit Shtetëror të Mjekësisë në Tiranë, dinë me detaje se çfarë batërdie korrupsioni bëhet në këtë universitet, nga rektori, xhambazi Arben Gjata në bashkëpunim me Senatin dhe Bordin e Administrimit, denoncuar gjatë protestave të studentëve.
Por SPAK, po shpërfill denoncimet dhe raportin e fundit të KLSH, megjithëse rektorin Arben Gjata, prej 8 muajsh e ka edhe nën hetim me masë penale “Detyrim paraqitje”, për hartim preventivi financiar me pasojë vjedhjen 80 milionë Euro, bashkë me Ilir Beqajn në aferën e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.
Sot po publikojmë një provë tjetër, nga skandalet e rektorit Arben Gjata, lidhur me miratimin e buxhetit dhe shpenzimeve në Universitetin e Mjekësisë për vitin 2024, mes tyre dhe shpenzimet për degën Mjekësi e Përgjithshme në nivelin e dytë.

Projekt-buxhetin me vlerë totale 18 milionë Euro, rektori Arben Gjata e ka miratuar më 6 tetor 2023, në një mbledhje 10 minutëshe të Senatit Akademik, të cilin prej 8 vitesh e drejton vetë.
Më 9 tetor 2023, ora 10 e 25 minuta, rektori Arben Gjata, në emër të Senatit i ka dërguar me e-mail Zyrës së Kryetares së Bordit të Universitetit Mjekësor, Zamira Gjini, vetëm tabelën e shifrave të projekt-shpenzimeve totale për vitin 2024 me shënimin “Për miratim”.

Pas 3 minutash, në orën 10 e 28 minuta, Kryetarja e Bordit, Zamira Gjini, që është Drejtoreshë e Përgjithshme e zhvillimit për Arsimin dhe Sportin në Ministrinë e Arsimit, nëpërmjet sekretares së saj ia ka dërguar 6 anëtarëve të bordit.
Brenda orës 14 e 28 minuta të datës 9 tetor 2024, kryetarja dhe anëtarët e bordit të Universitetit të Mjekësisë, secili nga telefoni i tij, brenda intervalit 5 minutash i kanë kthyer përgjigje rektorit Arben Gjata, me të njëjtin tekst mesazhi kopje: - Pasi u njoha dhe studiova me vëmendje, vendimin e Senatit Akademik, për miratimin e kostos së studimeve, shpreh dakordësinë me projekt-vendimin lidhur me këtë çështje.

Kjo mund të jetë lapsus, por sipas ligjit për Arsimin e Lartë, Bordi i Administrimit, ka detyrim të pranojë çdo dokument në rrugë shkresore dhe çdo projekt-vendim të senatit, rektorit e dekanëve, duhet ta trajtojë vetëm duke u mbledhur fizikisht e jo me e-mail e mesazhe telefonike.
Por në Universitetin e Mjekësisë, ku prej afro 9 vitesh sundon xhambazi Arben Gjata, pazaret bëhen me e-maile e mesazhe telefoni, ndërsa siç dëshmon ky rast, anëtarët e bordit firmosin vendimet e tij formalisht, kur shkojnë marrin pagat.
Është çmenduri edhe ta mendosh, që të miratosh me e-mail e mesazhe telefoni, 18 milionë Euro shpenzimesh në Universitetin e Mjekësisë, por ja që e ka bërë rektori Arben Gjata dhe zarat e tij që zhvasin miliona lekë, falsitet që duhet hetuar nga SPAK-u.
Duhet hetuar, sepse nga këto 18 milionë Euro fonde, 7.5 milionë Euro janë paga; 10 milionë Euro honorare, dieta, shpërblime, karburant e botime librash të shefave, të fshehura si kosto indirekte.
Brenda shumës 10 milionë Euro, vetëm 2.1 milionë Euro janë investime në formë shpenzime kapitale e shpenzime operative për Universitetin e Mjekësisë, ndërsa 51% krejt fondit janë shpenzime vetëm për fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme, që trajtohet 100% si çiflig personal i rektorit Arben Gjata./Pamfleti
Lini një Përgjigje